Zyrtarë të lartë të Kosovës i kanë përsëritur thirrjet për trysni ndërkombëtare ndaj fqinjit të saj, Serbisë, për t’i hapur arkivat shtetërore dhe ushtarake që do të ndihmonin në zbulimin e vendndodhjes së mbi 1.500 njerëzve ende të zhdukur nga lufta e viteve 1998-’99.
Numri i të vdekurve nga një sulm me dronë i Rusisë gjatë natës në distriktin Buça të Ukrainës është rritur në 37, ndërsa operacionet e shpëtimit po vazhdojnë mes frikës se numri i viktimave mund të rritet edhe më tej.
BIK ka kërkuar nga autoritetet e vendit ta hetojë “vërtetësinë” e një dokumenti të quajtur “Top sekret” në aktakuzën ndaj një të dyshuari për spiunazh për Serbinë, dhe pretendimet që përmban dokumente se gjoja kjo bashkësi fetare është e ndikuar nga shërbimet sekrete të shtetit fqinj.
Bashkimi Evropian shprehu “keqardhje të thellë” për vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës që refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafit serb.
Nëse islandezët votojnë pro rifillimit të bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) ketë fundjavë, atëherë me të do të ndryshojë edhe renditja e vendeve lidere në procesin e anëtarësimit në bllok.
Trump u tha gazetarëve të enjten vonë në Zyrën Ovale të Shtëpisë së Bardhë, se kishte zhvilluar “biseda të mira” me Putinin dhe se “ai nuk do të sulmojë territorin e NATO-s”.
Pasditen e 27 gushtit ka vdekur i dyshuari për vrasjen e gruas së tij shtatzënë në Malishevë më 23 gusht.
Boksierja nga Kosova, Donjeta Sadiku, ka fituar medaljen e artë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, pasi në finale mposhti garuesen e Serbisë, Kristina Kuluhova.
Ish-shefi ushtarak i serbëve të Bosnjës, Ratko Mlladiq, vdiq në moshën 84-vjeçare. Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) e dënoi Mlladiqin në vitin 2017 për rolin e tij në krimet më të rënda në Evropë që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore.
Ish-komandanti i ushtrisë serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, i dënuar nga një gjykatë ndërkombëtare për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Bosnje më 1992-1995, ka vdekur në moshën 84-vjeçare.
Më 7 shtator, në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet seanca e shqyrtimit fillestar ndaj Fatmir Shehollit, i akuzuar për spiunazh.
Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, udhëtoi në Moskë këtë javë me qëllim për ta paralajmëruar Rusinë të mos ndërmerrte sulme ndaj vendeve të NATO-s – veçanërisht Estonisë, Letonisë dhe Lituanisë – mëson Radio Evropa e Lirë nga burimet e saj.
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) njoftoi të mërkurën se ka urdhëruar tërheqjen e “menjëhershme” të qumështit UHT “Land” 3.2% nga tregjet e Kosovës, duke thënë se është vërtetuar se ai përmban substancë të rrezikshme toksike.
Duke hyrë në takim, Kurti, kryeministër në detyrë, tha se “unë gjithmonë pres më të mirën” dhe se po bën përpjekje për ta arritur një marrëveshje, në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Një grua 80-vjeçare, e identifikuar me inicialet L.D, është vrarë në Prizren dhe dorasi i dyshuar, sipas Policisë së Kosovës, është bashkëshorti i saj, B.D., 81-vjeçar.
Numri dy i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se partia e tij, Lëvizja Vetëvendosje, i ka emrat për presidentin, por refuzoi që t’i tregonte për mediat
Vrasja e një gruaje 25-vjeçare shtatzënë në Malishevë ka rikthyer në vëmendje pyetjet për mënyrën se si institucionet në Kosovë po i parandalojnë rastet e dhunës ndaj grave. Gruaja dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj më 24 gusht.
Subjekti politik, Aleanca ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj Qeverisë në detyrë të Kosovës, të udhëhequr nga Albin Kurti, për 17 vendime që ka marrë në mbledhjen e 12 gushtit.
Witkoff, komandant i Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli, tha se për këtë duhet të vendosë vetë Kosova dhe Bashkimi Evropian (BE), pasi KFOR-i ta përfundojë praninë e tij të përhershme në urë.
Fallahi, 24 vjeçe, u dënua me vdekje në korrik nga Dega 15 e Gjykatës Revolucionare të Teheranit, e drejtuar nga gjyqtari Abolqasem Salavati, nën akuzën për “baghi”, ose rebelim të armatosur, sipas HRANA-s.
Shfaq më shumë