Mijëra njerëz udhëtuan drejt Uashingtonit për të marrë pjesë në një tubim masiv të mbajtur nga presidenti i zgjedhur, Donald Trump, një ditë para inaugurimit të tij.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të premten se me kërkesën e saj në vitin 2021, SHBA-ja ka konfirmuar se së shpejti do ta finalizojë këtë dialog me Kosovën.
Administrata amerikane në largim njoftoi në fund të vitit 2024 për një paketë të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 1.25 miliard dollarë, që synon të sigurohet që “Ukraina ka aftësitë që i duhen për të mbrojtur veten kundër agresionit rus”.
Zyrtarisht kanë qenë 26 kandidatë në garë për pozitën e presidentit të Ukrainës në fund të vitit 2004. Në realitet, gara është zhvilluar mes dy burrave.
Rrëzimi i një aeroplani azerbajxhanas në Kazakistan, reshjet e borës në Kosovë dhe festimi i Krishtlindjeve në frontin e luftës në Ukrainë janë vetëm disa nga ngjarjet që shënuan javën që lamë pas, në rajonet prej nga raporton Radio Evropa e Lirë.
Mandati i trazuar i Jimmy Carterit si president i Shteteve të Bashkuara u pasua me filantropi, diplomaci dhe çmimin Nobel për Paqe.
Ai ishte djali i një fermeri kikirikësh, i cili u bë presidenti i 39-të i Shteteve të Bashkuara dhe laureat i Çmimit Nobel për Paqe, për përpjekjet e tij për të gjetur zgjidhje paqësore për konfliktet ndërkombëtare.
Nga një vrimë e ngrirë ukrainase e deri te tregjet e Azisë Qendrore, fotografët e Radios Evropa e Lirë tregojnë se si e kapën historinë në vitin 2024.
Pjesëmarrja e Listës Serbe në zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm do të varet nga vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, ku ky subjekt politik tha se do të ankohet gjatë së martës, pasi KQZ-ja nuk e certifikoi për pjesëmarrje në zgjedhje.
Zgjedhjet parlamentare në Kosovë që do të zhvillohen më 9 shkurt të vitit 2025 shihen nga diplomatët e Bashkimit Evropian që merren me rajonin, si një rast për të normalizuar edhe situatën në veri dhe për të kthyer besimin e serbëve nga ajo pjesë e Kosovës ndaj autoriteteve kosovare.
Me hyrjen në vitin 2025, Kosovën e presin zgjedhje dhe vendime që mund ta ridefinojnë pozitën e saj. Superfuqia më e madhe në botë do të ketë po ashtu udhëheqje të re, nga e cila pritet qasje ndryshe ndaj politikave ndërkombëtare.
Forcimi i partneritetit mes Bashkimit Evropian (BE) dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe përmes integrimit gradual të këtyre vendeve në disa politika të BE-së, do të jetë në fokus të samitit të radhës BE-Ballkani Perëndimor, i cili do të zhvillohet në Bruksel më 18 dhjetor.
Bashar al-Assad akuzohet për shtypjen e dhunshme të kundërshtarëve, për urdhërimin e ekzekutimeve masive, për sulmimin e shkollave dhe spitaleve gjatë betejës për qytetin e Alepos, dhe përdorimin e armëve kimike kryesisht kundër popullatave civile.
Isha e ngarkuar fizikisht dhe emocionalisht pas mbulimit të protestave. Dukej sikur nuk do të rezultonin me asgjë, dhe më pas e pashë njoftimin e Qeverisë për pezullim të rrugës evropiane të shtetit, dhe aty e dita që njerëzit do të kthehen në rrugë, andaj mblodha gjërat e mia dhe u nisa.
Ndërmarrja Hidroekonomike Ibër-Lepenc, me seli në Prishtinë, është një ndërmarrje që furnizon me ujë të papërpunuar industrinë, ujësjellësit dhe bujqësinë, si dhe prodhon energji elektrike nga hidrocentrali i Ujmanit.
Në mbrëmjen e 29 nëntorit, në fshatin Varragë të komunës së Zubin Potokut, në veri të vendit, ka ndodhur një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Parlamenti Evropian me shumicë votash ka konfirmuar të mërkurën përbërjen e re të Komisionit Evropian, që në pesë vjetët e ardhshëm përsëri do të drejtohet nga Ursula von der Leyen.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara nxitën ndasi mes amerikanëve, dhe kjo vërehet sidomos në Uashington, ku një shumicë e madhe votoi kundër Donald Trumpit. Një piceri lokale u përball me një lumë kritikash online, pasi e uroi kandidatin republikan për fitoren e tij.
Bashkëpunimi i autoriteteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Evropian në luftimin e imigrimit ilegal është një prej prioriteteve më të mëdha të bllokut.
Mijëra trupa të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) po trajnohen me artileri në Finlandë, vetëm 100 kilometra larg kufirit me Rusinë.
Shfaq më shumë