Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kompensimi i dëmeve të luftës që Serbia ia shkaktoi Kosovës është proces i ndërlikuar, vlerësojnë ekspertët e të drejtës ndërkombëtare dhe ekonomisë. Komentet e tyre pasojnë deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa, se çështja e kompensimit të dëmeve të luftës, do të diskutohet në Bruksel.
Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë jo rrallë herë shpallin njoftime publike për shitjen e patundshmërive të lëna nga klientët në formë të hipotekës.
Udhëheqës të kompanive tregtare dhe prodhuese në Kosovë japin vlerësime të ndryshme sa i përket mbrojtjes së interesave të këtij komuniteti nga subjektet ekonomike që veprojnë në Kosovë ose adresimin e kërkesave të tyre në institucionet kompetente.
Përfaqësues të punëtorëve të arsimit, kërkojnë sa më shpejt miratimin e ligjit për statusin e mësimdhënësve të viteve ’90, që në një mënyrë shpaguan punën e tyre në atë periudhë. Kurse, ekspertë të arsimit, thonë se Qeveria duhet të ketë kujdes të shtuar sa i përket këtij projektligji.
Në sistemin e arsimit parauniversitar në Kosovë, dhuna fizike e arsimtarëve ndaj nxënësve, vazhdon të jetë e pranishme. Rastet e tilla po shqetësojnë nxënësit dhe Këshillin e Prindërve të Kosovës, të cilët kërkojnë parandalimin e kësaj dukurie.
Liberalizimi i vizave, ndonëse një proces i shumëpritur për qytetarët e Kosovës, do të ketë edhe një kosto të lartë. Marrë parasysh zhvillimin e dobët ekonomik dhe normën e lartë të papunësisë, kosovarët do ta kenë vështirë të përballojnë çmimin e biletave për në vendet e BE-së.
Kombinati metalurgjik“Trepça” do të shndërrohet në pronë të qeverisë së Republikës se Kosovës, dukë përfshirë këtu të gjitha asetet e tij, qoftë në pjesën veriore të Kosovës, por edhe asetet që gjenden jashtë territorit të Kosovës.
Rreth 700 mijë euro janë dëmet e shkaktuara në bujqësi nga vërshimet që kanë ndodhur në muajin janar, kurse për dëmet e shkaktuara ditëve të fundit, autoritete kompetente në Kosovë janë duke grumbulluar të dhënat nga terreni.
Agjencia e Statistikave të Kosovës si autoritet shtetëror, që merret me grumbullimin dhe publikimin e të dhënave zyrtare, po kritikohet ekspertë për çështje ekonomike dhe nga shoqëria civile për mungesë të të dhënave të besueshme dhe të përditësuara.
Në një shtëpi të vjetër e cila posedon vetëm një dhomë, prindërit e tre fëmijëve rrëfejnë për rubrikën "Fokus" të Radios Evropa e Lirë, vështirësitë dhe përballjen me kërkesat e fëmijëve të tyre për gjësende të nevojshme.
Distribucioni i Furnizimit me Energji Elektrike (KEDS), edhe pse që nga viti 2013 i është nënshtruar privatizimit dhe vepron si kompani private, është e liruar nga pajisja me aparate elektronike fiskale.
Republika e Kosovës, edhe pse ka hapësirë të vogël gjeografike, ofron mundësi të mira për zhvillimin e disa llojeve të turizmit. Mirëpo, sektori i turizmit, thonë përfaqësues të organizatave joqeveritare që merrren me këtë çështje, mbetet ende i pashfrytëzuar dhe injorohet nga autoritetet kompetente.
Fuqisë punëtore në Kosovë, i nevojitet trajnim dhe edukim shtesë në shfrytëzimin e teknologjisë, pasi e gjithë bota është fokusuar në shfrytëzimin e teknologjisë, thonë përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.
Të rinjtë në Kosovë në raste të rralla jetojnë të ndarë nga familja, megjithatë, dëshira për të marrë një vendim të tillë nuk mungon. Por, pengesë, thonë ata, paraqitet varshmëria financiare nga prindërit.
Kosova vazhdon të importojë gati të gjitha produktet. Importi i madh i mallrave e ka vënë vendin në një pozitë jo të mirë ekonomike dhe me një deficit të lartë tregtar, kur kihet parasysh niveli i ulët i eksporteve të Kosovës.
Zhvillimi i sektorit të bujqësisë vazhdimisht prezantohet si një ndër prioritetet e Qeverisë së Kosovës dhe shihet edhe si sektor që ndikon në rritjen e zhvillimit ekonomik. Në vazhdimësi shtrohet edhe çështja se sa ka arritur Kosova të zhvillojë këtë sektor.
Siguria e furnizimit me energji elektrike në Kosovë është kushti kryesor për tërheqjen e investimeve të huaja. Kështu është thënë në një forum të organizuar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, ku është diskutuar për sigurinë e furnizimit me energji elektrike në Kosovë.
Zëvendëspresidenti i Grupit të Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore, Cyril Muller ka thënë se Strategjia 2016 - 2021, hap rrugë për bashkëpunim mes Qeverisë se Kosovës dhe Bankës Botërore.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike në Prishtinë, vlerësojnë se gjyqtarët dhe prokurorët, të cilët merren me konteste ekonomike, kanë nevojë për avancim të njohurive profesionale.
Autoritetet serbe, kanë kërkuar nga prodhuesit kosovarë që gjatë kalimit transit, si vend i prodhimit të produkteve, të shkruhet në gjuhën serbe “Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë”, kërkesë kjo e papranueshme për autoritetet kosovare.
Shfaq më shumë