Gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në aspektin ekonomik, viti 2016 është karakterizuar me disa përmirësime në aspektin legjislativ dhe sa i përket marrëveshjeve ekonomike.
Mbi 330 milionë euro llogaritet borxhi që kompanitë private dhe publike kanë ndaj Administratës Tatimore të Kosovës. Ekspertë për çështje ekonomike thonë se grumbullimi kaq i madh i borxhit krijon evazion fiskal, njëherësh çrregullim të konkurrencës së lirë të tregut.
Lejimi i importit të veturave të vjetra ka rritur dukshëm numrin e makinave të vjetra që qarkullojnë rrugëve të Kosovës, çka si pasojë vlerësohet se ka ndikuar dukshëm edhe në ndotjen e ajrit dhe ambientit, për shkak të lirimit të gazrave.
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me shumicën prej 74 votash Rezolutën e paraqitur nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për cështjen e murit të ndërtuar në pjesën veriore të Mitrovicës.
Përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike, iu bëjnë thirrje institucioneve të Kosovës, që të fokusohen në krijimin e një klime më të favorshme për investitorët e huaj, ashtu sic e kanë bërë shtet e rajonit.
Borxhi i përgjithshëm i shtetit të Kosovës konsiderohet më i ulti në rajon dhe më gjerë.
Pritjet e bashkatdhetarëve që për festat e fundvitit po vijnë në Kosovë, janë zvogëluar pas presionit që kanë bërë autoritetet qeveritare te pala serbe për përshpejtim të procedurave të kërkuara.
Paqja, dashuria, toleranca, përgjegjësia kujdesi ndaj njerëzve janë mesazhet që dolën nga mesha kryesore e Krishtlindjes, e cila është mbajtur në Katedralen “Nëna Terezë” në Prishtinë.
Çështja e ndërtimit të murit në veri të Mitrovicës, është karakterizuar me debate dhe mospajtime nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, në seancën e fundit.
Mosmarrëveshjet e shprehura rreth ndarjes së buxhetit për vitin e ardhshëm ndërmjet partnerëve të koalicionit qeverisës, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike, mund të bëhen shkas që Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike.
Vetëm një për qind apo 37 euro gjatë një viti, nga buxheti i ekonomive familjare, qytetarët e Kosovës i shpenzojnë për arsim. Kurse, pjesën më të madhe të buxhetit, apo rreth 44 për qind të tij, familjet e shfrytëzojnë për ushqim dhe pije joalkoolike, ndërkaq për alkool dhe duhan shpenzojnë katër për qind.
Në Kosovë, sipas shifrave zyrtare, vetëm 18 për qind e bizneseve private udhëhiqen nga gratë. Kjo shifër, për organizatat joqeveritare dhe afariste, është e vogël. Sipas tyre, problem kryesor i të qenët femër në fushën e të bërit biznes, është mungesa e kapitalit dhe obligimet tatimore.
Kosova llogaritet të jetë ndër vendet më të izoluara në Evropë. Por, në rast të liberalizimit, qytetarët theksojnë se këtë proces do të shfrytëzojnë për të braktisur Kosovën, shqetësim ky që paraqitet edhe tek ekspertët e kësaj fushe. Në anën tjetër, sociologët thonë se dëshpërimi i qytetarëve ka ardhur si pasojë e gjendjes së rëndë ekonomike dhe sociale.
Kosova vazhdimisht është vlerësuar me nivel të lartë të korrupsionit, por që qytetarët hezitojnë t'i raportojnë rastet në organet e drejtësisë për shkak të hakmarrjes apo edhe “hapjen e procedurave të ndryshme” për personin që paraqet rastin, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Publikimi i rezultateve të Programit për Vlerësimin ndërkombëtar të nxënësve, i njohur më shkurtesën “PISA”, i cili e ka radhitur Kosovën në vendin e 68 –të në mesin e 72 shteteve, është bërë temë debati në Kosovë, për arsyet dhe llogaridhënien e nivelit të ulët të cilësisë se arsimit.
Niveli i papunësisë, varfërisë, korrupsioni, mungesa e energjisë elektrike, ujit të pijshëm, ndotja e ajrit, janë vetëm disa nga çështjet që për çdo ditë shqetësojnë qytetarët e vendit, por reagimi i tyre ose është i vonshëm ose pasiv, thonë sociologët.
Të gjitha partitë parlamentare, përveç njërës, kanë dështuar t’i bëjnë transparente financat e tyre, ka konstatuar Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë. Që nga viti 2013, këto parti politike, kanë fshehur financat e tyre nga publiku.
Shfaq më shumë