Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Rreth nëntë milionë euro të deponuara në Trustin e Kursimeve të Kosovës - por të cilat nuk kanë pronarë - pritet që me ligjin e ri të barten në Buxhetin e Kosovës, deklarojnë zyrtarë përgjegjës të Trustit.
Proceset e hapura gjyqësore, aktakuzat e ngritura, apo edhe vuajtja e dënimit me burg, nuk po i pengojnë disa nga kryetarët aktualë të komunave të Kosovës që të ushtrojnë funksionin e tyre.
Ndonëse qytetet më të mëdha tashmë i kanë edhe Universitetet e tyre, kryeqyteti vazhdon të jetë i preferuari edhe për studentët. Por, sa ofron Prishtina edhe anën argëtuese për një numër kaq të madh të rinjsh që i “grumbullon”? Kjo është tema e "VOX"-it që Radio Evropa e Lirë ka përzgjedhur për këtë të diel.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në mënyrë të përshpejtuar duhet të trajtojë lëndën e proceduar nga Lista Serbe për Ligjin mbi Trepçën dhe të jap një interpretim ligjor para datës 2 nëntor, pasi kjo datë është afati i fundit kohor kur Trepça mund të shkojë në likuidim, thonë ekspertë të çështjeve juridike dhe ekonomisë.
Miratimi i Ligjit për Investime Strategjike nga Kuvendi i Kosovës konsiderohet se do të lehtësojë procedurat dhe do të rris interesimin e investitorëve të huaj në Kosovë, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.
Mbi 180 prona të ndërmarrjeve shoqërore gjenden jashtë territorit të Kosovës, konkretisht në hapësirat e ish-Jugosllavisë. Autoritetet kompetente pohojnë se nuk kanë qasje në këto prona, kurse ekspertë për çështje ekonomike pohojnë se çështja pronësore duhet të zgjidhet në mënyrë reciproke.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka drejtuar katër letra Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit dhe të Këshillit Prokurorial të Kosovës, përmes së cilave ai kërkon angazhimin e tyre për zbardhjen e krimeve gjatë kohës së luftës dhe atyre të pasluftës.
Interesimi i investitorëve amerikan për të investuar në Kosovë, viteve të fundit është shtuar, por autoritetet e Kosovës duhet të lobojnë më shumë te kompanitë amerikane për të njoftuar për potencialet e tregut të Kosovës, thonë përfaqësues të bizneseve.
Në Kosovë, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, ka pasur rënie të investimeve të huaja. Ekspertët për çështje ekonomike thonë se jostabiliteti politik po ndikon edhe tek investitorët e huaj dhe nga kjo gjendje pasojat do t’i bartë ekonomia e përgjithshme e Kosovës.
Kryetari i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashi, i tha Radios Evropa e Lirë se “Serbia nuk ka hise në asnjë pronë në Kosovë” dhe se “Beogradi është i vetëdijshëm se Trepça është pronë e Kosovës”.
Kompani të caktuara që veprojnë në Kosovë dhe mbështeten nga qeveria dhe partitë politike, kanë krijuar monopol në treg në fusha ndryshme, thonë përfaqësues të shoqërisë civile. Edhe zyrtarë qeveritarë pranojnë se ekziston një fenomen i tillë dhe kanë kërkuar nga të gjitha ministritë që të kenë kujdes në këtë drejtim.
"Qeveria e Kosovës do të sillet në të ardhmen në mënyrë reciproke, nëse Qeveria e Serbisë vazhdon me arrestimin e oficerëve të lartë të shtetit të Kosovës apo të zyrtarëve të lartë", ka paralajmëruar ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë.
Autoritetet kompetente në Kosovë kanë prezantuar Kornizën e përgjithshme të buxhetit për vitin 2017, që pritet të arrijë në dy miliardë euro. Se a është e realizueshme dhe e qëndrueshme kjo vlerë, flasim përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë për çështje ekonomike.
Termocentrali “ Kosova A”, i cili aktualisht mbulon një të tretën e gjithë konsumit vendor, sipas zotimeve të Qeverisë së Kosovës do të duhej të mbyllej deri në fund të vitit të ardhshëm.
Qeveria e sheh si interes publik projektin për gazifikimin nëntokësor të qymyreve të Kosovës dhe prodhimin e gazit sintetik, diellit dhe kerozinës, kurse përfaqësuesit e shoqërisë civile thonë se ‘teknologjia është jo adekuate dhe me këtë projekt ndotet mjedisi’.
Në Kosovë, niveli i papunësisë, sipas shifrave zyrtare është rreth 33 për qind, ndërkohë që sindikatat flasin për një numër prej mbi 45 për qind të të papunëve. Ekspertët thonë se institucionet qeveritare nuk kanë punuar shumë në uljen e papunësisë.
Përfaqësuesit e partive politike opozitare thonë se nuk do pranojnë të jenë pjesë e formatit aktual të bisedimeve në Bruksel, por nuk kanë përjashtuar mundësinë e pjesëmarrjes në dialog. Pjesëmarrjen e opozitës në dialog e pa si të nevojshme shefja e zyrës se Bashkimit Evropian në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Anëtarët e Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, një javë më parë, i kanë kërkuar Ministrit të Financave Avdullah Hoti, që në Komision të sjell sqarime rreth një kompanie kanadeze e cila ka tri vite që ka aplikuar për marrjen e licencës për hulumtimin e mineraleve energjetike në Kosovë.
Procesi i regjistrimit të diasporës nga Qeveria e Kosovës, ka vazhduar edhe gjatë këtij viti. Deri më tani janë evidentuar rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vendet e ndryshme të botës.
Policia e Kosovës ka ndaluar, të enjten, dy shtetas të huaj në rajonin e Rahovecit, me dyshimin se kanë “kaluar kufirin në mënyrë ilegale”.
Shfaq më shumë