Nadije Ahmeti është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Festa e Bajramit në Kosovë kremtohet po thuajse nga të gjitha familjet myslimane, e që sipas traditës është shtrimi i tryezës së begatë. Por, përfaqësues të konsumatorëve dhe disa qytetarë, pohojnë se kjo tryëzë është mjaft e kushtueshme, për standardin e qytetarëve.
Për rubrikën e përjavshme “VOX” të Radios Evropa e Lirë, kemi përzgjedhur disa opinione të të rinjve nga Kosova, të cilët flasin për ndikimin që do të ketë tani shtyrja e vendimit për heqjen e vizave në planet dhe synimet e tyre.
Kosova ende nuk është pjesë e Këshillit të Byrove Evropiane në Bruksel, që siguron Kartonin e Gjelbër, si polisë ndërkombëtare e sigurimeve kufitare për shtetet e Evropës. Autoritetet përgjegjëse pohojnë se të gjitha kriteret e kërkuara teknike janë përmbushur, mirëpo nevojitet angazhimi i qeverisë që të lidh ndonjë marrëveshje me ndonjë shtet tjetër anëtar të këtij këshilli, që të aplikojë në emër të Kosovës.
Ekonomia joligjore apo evazioni fiskal, me vjet vazhdon të mbetet sfidë për autoritetet kompetente, me gjithë premtimet e institucioneve përkatëse se janë të përkushtuara që ta luftojnë këtë dukuri.
Rreth 400 mijë qytetarë të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të botës, vijnë për pushim në Kosovë, gjatë sezonit të verës, thonë zyrtarë të Ministrisë së Diasporës. Këto të dhëna rezultojnë nga procesi i regjistrimit të Diasporës, që është duke vazhduar që nga viti 2013.
Një vit nga hyrja në fuqi e ndryshimeve në Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, zyrtarë qeveritarë thonë se efektet janë pozitive. Por, për përfaqësues të komunitetit të biznesit, efektet vërehen vetëm në të hyrat buxhetore, e jo në sektorët tjerë.
Situata aktuale politike në Kosovë dhe protesta e paralajmëruar nga disa parti opozitare, pikërisht më 1 shtator, ditën kur fillon viti i ri shkollor, ka ngritur shqetësime tek prindërit e nxënëseve, për sigurinë e fëmijëve të tyre, thonë përfaqësues të prindërve.
Më 2 shtator skadon Ligji për faljen e Borxheve dhe nuk do të ketë mundësi shtyrje të afatit, thonë zyrtarë qeveritar sipas të cilëve mi 100 milion euro është shuma e borxhit që është falur. Zyrtarë të kompanive publike thonë se kohët e fundit është shtuar fluksi i konsumatorëve për të përfituar nga ky ligj.
Qeveria e Kosovës shpreh keqardhje për incidentet e dhunshme që kanë ndodhur sot në Mushtisht, kanë thënë për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të zyrës për komunikim me publikun nga Kryeministria.
Nisja e hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës ndaj deputetit të Kuvendit, Adem Grabovcit, nga analistë për çështje politike dhe udhëheqës të partive politike në opozitë, konsiderohet si vendim i duhur, por dyshojnë se përfundimi epilogut do të ketë rezultate.
Një numër i qytetarëve të komunës së Pejës, të shtunën kanë mbajtur një protestë duke kundërshtuar marrëveshjen e demarkacionit të kufirit me Malin e Zi. Ata u kanë bërë thirrje deputetëve që të mos e votojnë demarkacionin në seancën e një shtatorit në Kuvendin e Kosovës.
Situata politike po dekurajon ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë, thonë zyrtarë të qeverisë dhe ekspertë për çështje ekonomike. Sipas tyre, zhvillimet që kanë ndodhur vitin e kaluar në Kuvendin e Kosovës kanë ndikuar që investitorë ndërkombëtar kapitalin e tyre të mos e shtrijnë në Kosovë.
Radio Televizioni i Kosovës ka qenë cak i sulmit të radhës, të cilin autoritetet e rendit e kanë renditur në kuadër të rasteve nën hetime. Sipas raportimeve të Policisë së Kosovës, sulmi ishte kryer me granatë dore.
Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, institucionet qeveritare një rëndësi të veçantë i kanë kushtuar ndërtimit të autostradave që lidhin Kosovën më vendet e rajonit. Përderisa autostrada që lidh Kosovën më Shqipërinë ka përfunduar, autostrada që lidh Prishtinën më Shkupin është duke u ndërtuar.
Nisja e punimeve për autostradën Durrës- Prishtinë- Nish, projekt ky i Bashkimit Evropian, po shihet si mundësi për realizimin e një takimi të përbashkët ndërmjet Qeverisë së Serbisë e asaj të Shqipërisë me praninë e, siç thuhet, zyrtarëve nga Kosova.
Qeveria e Kosovës duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin ekonomik, ka thënë gjatë qëndrimit të tij në Kosovë, nënpresidenti amerikan Joe Biden. Mesazhet e tij duhet të analizohen dhe zbatohen, thonë udhëheqës të institucioneve që merren më parandalimin e këtyre dukurive dhe ekspertë për çështje ekonomike.
Nënpresidenti amerikan, Joe Biden, ka arritur të martën mbrëma në Kosovë. Policia e Kosovës ka rritur masat e sigurisë, kurse sheshet kryesore të kryeqytetit janë zbukuruar më flamuj amerikan dhe të Kosovës. Qytetarët konsiderojnë se vizita e Bidenit është në kohën e duhur, kur vendit i duhet dalja nga një krizë politike.
Forca e Sigurisë se Kosovës është e gatshme të reagojë në situata emergjente apo në rast të fatkeqësive natyrore si në Kosovë, rajon por edhe krahas trupave të NATO-s. Kështu ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, kolonel Naim Haziri.
Marrëveshja për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, ka kohë që mbetet çështje me prioritet të veçantë në aspektin politik, posaçërisht në Kuvendin e Kosovës, duke margjinalizuar ligje e prioritete tjera në agjendën e punës së këtij institucioni, thonë përfaqësues të shoqërisë civile.
Bankat komerciale që veprojnë në Kosovë kanë shtrenjtuar tarifat për shërbimet bankare. Ekspertët financiarë konsiderojnë se ngritja e tarifave është ngarkesë për buxhetin e tyre.
Shfaq më shumë