Përfaqësuesit e 47 mijë veteranëve të regjistruar të luftës në Kosovë ankohen për trajtim të padinjitetshëm nga institucionet shtetërore. Nga shuma e pensionit mujor e deri te kujdesi shëndetësor e psikologjik, ata ndihen të lënë pas dore nga shteti për të cilin luftuan për ta çliruar.
Lëshimi i “aktit udhëzues” për vuajtjen e dënimit me burg është dokumenti që Millorad Dodik, president i entitetit të Republikës Sërpska (RS) në Bosnjë e Hercegovinë, pritet ta marrë nga Gjykata e Bosnjës dhe Hercegovinës, pas pranimit zyrtar të aktgjykimit përfundimtar.
Një muaj pasi dështoi për herë të dytë të vihej në skenë në një teatër në Prizren, shfaqja teatrore “Të gjashtët kundër Turqisë” do të prezantohet para publikut në Sarajevë, pavarësisht kundërshtimit të Turqisë
Kur ka kaluar pothuajse një ditë nga urdhri i Prokurorisë së Bosnje e Hercegovinës për ta ndaluar udhëheqësinë e Republikës Sërpska për të marrë në pyetje, një gjë e tillë ende nuk ka ndodhur.
Millorad Dodik vazhdon të ushtrojë funksionin e presidentit të entitetit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Republika Sërpska, pasi dënimi me burgim dhe ndalimi i ushtrimit të funksionit nuk kanë hyrë në fuqi me shpalljen e vendimit.
Në mesin e qytetarëve rusë që ekipi i REL-it i takoi pranë pikës kufitare në Gradishkë, më së shumti ka çeçenë.
Për gati 400 vjet, një xhami osmane e shekullit të 16-të ishte në Banjallukë, por u rrafshua nga eksplozivët në mes të natës, më 7 maj, 1993. Dhe, më 7 maj të këtj viti, 31 vjet pas shkatërrimit, xhamia e rinovuar Arnaudija u rihap.