Në Konventën e Partisë Republikane në SHBA, senatori Ted Cruz refuzoi të mbështesë kandidatin republikan për president, Donald Trump. Publiku ka reaguar me zemërim, ndërsa Cruz tha se amerikanët, në zgjedhjet e nëntorit, duhet të votojnë kandidatin që “i qëndron besnik Kushtetutës”.