Dërgesat e parave të emigrantëve, që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit të tyre, në gjysmën e parë të këtij viti, në Kosovë kanë shënuar rënie nga 5 - 8 për qind. Kjo rënie, sipas ekspertëve për çështje ekonomike, do të ketë tronditje në stabilitetin social të kosovarëve.
Mbi 90 për qind e rasteve të denoncuara nga qytetarët lidhur me fenomenin e korrupsionit, kanë të bëjnë me sektorin e gjyqësisë, thonë përfaqësues të organizatave, që merren me luftimin e kësaj dukurie në Kosovë. Megjithatë, sipas tyre, për shkak të mungesave në rrafshe të shumta, lufta për çrrënjosjen e këtij fenomeni vazhdon të jetë e kufizuar.
Normat e kamatës për kredi në bankat, të cilat veprojnë në Kosovë, sipas ekspertëve për çështje ekonomike, kanë ndikuar negativisht dhe kanë amortizuar trendët pozitive të ecurive ekonomike. Ata kërkojnë uljen e këtyre kamatave. Megjithatë, sipas autoriteteve bankare, nuk pritet të ketë përmirësime në këtë fushë.
Përmbushja e standardeve ekonomike për integrim në Bashkimin Evropian po zhvillohet me hapa të ngadalshëm nga Prishtina zyrtare, vlerësojnë ekspertët për çështje ekonomike në Kosovë. Ata thonë se Kosovës do t'i duhet edhe një periudhë relativisht e gjatë për t’i përmbushur këto kritere.
Deri më 25 shtator të këtij viti, Kosova përfundimisht do të hapë ofertën për fillimin e ekzekutimit të punimeve të autostradës Morinë-Merdare. Kjo u bë e ditur pas takimit të Komitetit Ndërministror për ndërtimin e autostradës, ku po ashtu u konfirmua se ndërtimi i autostradës do të bëhet me partneritet publiko-privat përmes kredisë.
Gjendja e rëndë ekonomike dhe sociale e qytetarëve të Kosovës, sipas ekspertëve për çështje ekonomike, do të mbetet e pandryshueshme edhe për 10 vjetët e ardhshëm. Një përmirësim i gjendjes aktuale, sipas tyre, mund të bëhet nëse do të aktivizohen disa nga sektorët ekonomikë prodhues.
Rreth 1885 persona mbesin të pagjetur që nga përfundimi i luftës në Kosovë. Në prag të shënimit të Ditës ndërkombëtare të të zhdukurve, familjarët shprehen të zhgënjyer me Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe ripërsërisin kërkesën e tyre që autoritetet kompetente të bëjnë më shumë përpjekje për zbardhjen e fatit të më të dashurve.
Këmbimet tregtare të Kosovës me vendet e rajonit, nga autoritetet kosovare vlerësohen të jenë të mira, ndonëse jo shumë të avancuara. Problem, sipas tyre, mbetet bashkëpunimi me Serbinë dhe Bosnjën, për shkak të moszbatimit të Marrëveshjes për tregti të lirë me vendet e Evropës Juglindore, CEFTA, nga këto dy vende.
Finalizimi i marrëveshjeve për riatdhesimin e kosovarëve me disa nga shtetet perëndimore pritet të bëhet gjatë këtij viti dhe në fillim të vitit të ardhshëm, ndërkaq riatdhesimi përfundimisht do të bëhet në fund të 2010-ës, pohojnë autoritetet kosovare.
Zyrtarë të Doganave në Kosovë thonë se në vitin 2009 ka pasur rënie të kontrabandës dhe se kontrabanda nuk ka ndikim të madh në buxhetin e Kosovës. Ekspertët pohojnë të kundërtën, duke thënë se pjesa veriore e Kosovës akoma mbetet vendi më kritik për këtë dukuri.
Puna pa kontratë, pa të drejta për pushim, pa mbrojtje në vend të punës, si dhe me shumë padrejtësi të tjera vazhdon t’i rëndojë punëtorët kosovarë. Ekspertë për çështje juridike dhe përfaqësues të punëtorëve thonë se të gjitha këto bëhen për shkak të mungesës së zbatimit të kontratës së përgjithshme kolektive.
Trendet pozitive në ekonominë botërore dhe dalja nga recesioni e disa shteteve perëndimore, do të reflektojnë edhe në ekonominë e Kosovës, thonë ekspertë për çështje ekonomike. Ata pohojnë se dalja nga recesioni drejtpërsëdrejti do të ndikojë në shtimin e eksporteve dhe në përmirësimin e performancës ekonomike të Kosovës.
Bordi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka marrë vendim për privatizimin e ndërmarrjeve, të cilat u komercializuan në mes të viteve 2000-2003. Nga ndërmarrjet e komercializuara, aktualisht nëntë janë aktive dhe vazhdojnë përmbushjen e zotimeve sipas kontratës, vlerësojnë zyrtarë të AKP-së.
Trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë të gatshme të marrin detyra shtesë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në Kosovë, nëse do të merrej ndonjë vendim i ri politik, thonë zyrtarë Forcës së Sigurisë dhe analistë për çështje sigurie.
Përfaqësuesit e partive ‘të vogla’ politike pohojnë se e kanë të vështirë të veprojnë në Kosovë, pasi që, siç thonë, partitë në pozitë dhe ato në opozitë me çdo kusht mundohen t’i largojnë ato nga skena politike.
Kosova së shpejti do të ketë korridorin e tretë ajror Prizren-Kukës, bën të ditur ministri i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj. Sa i përket korridorit me Serbinë, ai thotë se Serbia po shkel konventat evropiane, duke mos lejuar të përdoret ky korridor.
Nuk ka ndonjë masë të rekomanduar nga Organizata e Botërore e Shëndetësisë për virusin A-H1N1, që autoritetet kosovare nuk e kanë ndërmarrë, thonë zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ata po ashtu theksojnë se nuk ka nevojë për panik.
Forca e Sigurisë së Kosovës, sipas autoriteteve kosovare, në shtator do të fillojë së vepruari me kapacitete të pjesshme operative dhe më pas do të ketë stërvitje të avancuara, kur do të përgatiten pjesëtarët që më vonë t’i marrin përgjegjësitë për ruajtjen e rendit dhe të sigurisë në Kosovë.
Shfaq më shumë