Lendi Susuri është dizajnues grafikash i Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Periudha e inflacionit dyshifror nga viti 2020 deri më 2023 tani është e kaluar, me përjashtim të Turqisë, ku inflacioni ndërvjetor në gusht ishte 52%. Në Ballkan, Serbia prin me rritjen e çmimeve. Sipas Eurostat-it, inflacioni në gusht ishte 4.4 për qind. Kosova, ndërkaq, ka rritjen më të ulët.
Udhëheqësit e Kosovës thonë se Serbia është duke bërë “fushatë për konflikte të reja”. Ata sigurojnë se janë të gatshëm të mbrojnë çdo qytetar e çdo cep të territorit. Por, sa serioze është situata?
Zyrtarë të lartë gjermanë, të angazhuar për Ballkanin, kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën që zbaton ndaj importit të mallrave nga Serbia.
Në kohën kur Bashkimi Evropian përmend data konkrete për zgjerimin e tij, aplikimi i Kosovës për t’u bërë pjesë e këtij blloku mbetet në sirtar. Në BE nuk thonë se kur do ta shqyrtojnë, e as nuk obligohen me ndonjë afat.
Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar gjerë e gjatë se si e shohin anëtarësimin e rajonit në Bashkimin Evropian, për vizionet e tyre, pengesat dhe qasjen e bllokut evropian në këtë temë.
Këtë javë, Praga do të jetë mikpritëse e forumit vjetor Globsec – më të madhit në Evropën Qendrore – për të diskutuar sfidat kryesore të sigurisë në botë. Për tri ditë rresht, nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës politikë dhe ekspertë do të diskutojnë çështje kritike për sigurinë.
Në kontinentin evropian, Kosova e ka pagën më të vogël minimale, ndërsa Luksemburgu i prin listës si shteti me pagën më të madhe minimale. Paga minimale e një shteti përcaktohet me ligj dhe zbatohet për shumicën e punonjësve të atij shteti.
Anëtarësimi në NATO dhe aktivizimi i fushatës së njohjeve janë vetëm disa prej kërkesave që Kosova thotë se ka shtruar në tavolinë, në këmbim të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, sa realiste janë këto kërkesa tani?
Kosova konsiderohet vendi më i keq për gratë në Ballkanin Perëndimor, sipas Institutit Georgetown për Gratë, Paqen dhe Sigurinë (GIWPS).
A e keni ditur që të dhënat tuaja publike në Facebook dhe në Instagam po përdoren për avancimin e inteligjencës artificiale? Kjo vlen për të gjithë banorët e Ballkanit Perëndimor. Ja si është puna...
Shtetet e Bashkuara kryesuan, sërish, listën me më së shumti medalje të fituara. Kosova siguroi dy medalje.
Posta e Serbisë funksionon në Kosovë që nga paralufta dhe ofron lloj-lloj shërbimesh për komunitetin serb, por edhe për komunitetet tjera në Kosovë. Për dallim prej disa ndërmarrjeve tjera publike të Serbisë, ky institucion nuk ka aplikuar kurrë për licencë në Kosovë. Cilat janë arsyet?
Për disa sportistë në Lojërat Olimpike, një medalje e artë – përveç që përbën arritje jetësore – sjell edhe një shpërblim të majmë financiar.
Më shumë se 10.500 sportistë po garojnë në Olimpiadën e këtij viti që po mbahet në Paris – prej të cilëve nëntë e përfaqësojnë Kosovën. Ata stërviten në kushte e në vende të llojllojshme dhe nga trajnerë të ndryshëm. Por, çfarë e bën një sportist të suksesshëm?
Serbia prin me më së shumti medalje të fituara në Olimpiada ndër vendet e rajonit, e ndjekur nga Kosova. Shqipëria dhe Bosnje e Hercegovina vazhdojnë të jenë në kërkim të medaljes së parë olimpike.
Prej ishujve të vegjël, deri te shtetet e mëdha: Këto vende kanë më së shumti medalje për të ndarë mes banorëve të tyre.
Në mesin e vendeve me popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh, Sllovenia renditet e para për nga numri i atletëve që garojnë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, e ndjekur nga Zelanda e Re dhe nga Irlanda.
Reagime pas miratimit të Ligjit të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës u bënë nga fronte të ndryshme ditët e fundit. Miratimi i këtij ligji është pjesë e reformave, për të cilat është zotuar Ministria e Drejtësisë. Cilat janë ndryshimet kryesore që do t’i pësojë KPK-ja?
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Holandë, deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për krime lufte, dhe dy të tjera për pengim në administrim të drejtësisë.
Me sigurinë e brishtë dhe marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s do të kenë punë në Kosovë. Dhe, nëse nuk i ndryshojnë taktikat e ndërmjetësimit dhe nismat diplomatike, konflikti disi i ngrirë mes tyre mund të zgjasë me vite, thonë analistët.
Shfaq më shumë