Lendi Susuri është dizajnues grafikash i Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Në mesin e vendeve me popullsi prej më shumë se 1 milion banorësh, Sllovenia renditet e para për nga numri i atletëve që garojnë në Lojërat Olimpike Parisi 2024, e ndjekur nga Zelanda e Re dhe nga Irlanda.
Reagime pas miratimit të Ligjit të ri për Këshillin Prokurorial të Kosovës u bënë nga fronte të ndryshme ditët e fundit. Miratimi i këtij ligji është pjesë e reformave, për të cilat është zotuar Ministria e Drejtësisë. Cilat janë ndryshimet kryesore që do t’i pësojë KPK-ja?
Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, Holandë, deri më tani kanë shpallur dy aktgjykime për krime lufte, dhe dy të tjera për pengim në administrim të drejtësisë.
Me sigurinë e brishtë dhe marrëdhëniet e tensionuara me Serbinë, udhëheqësit e rinj të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s do të kenë punë në Kosovë. Dhe, nëse nuk i ndryshojnë taktikat e ndërmjetësimit dhe nismat diplomatike, konflikti disi i ngrirë mes tyre mund të zgjasë me vite, thonë analistët.
Tema e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër ka përcjellë shumë qeveri në Kosovë dhe diplomatë të huaj, ndërsa vazhdon të diskutohet edhe sot. Në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut bëhet thirrje që ura të hapet, por faktori ndërkombëtar apelon për koordinim në çdo hap.
Banorët e Kroacisë dhe të Serbisë, ndër më të vjetrit sipas moshës mesatare. (Përgatitën: Trim Haliti dhe Lendi Susuri)
Zgjedhjet e parakohshme legjislative në Francë do të jenë ndër më të rëndësishmet në disa dekada - si për vendin, ashtu edhe për pjesën tjetër të Evropës, thonë analistët. Shumë çështje komplekse dhe përçarëse, që prekin edhe Ballkanin Perëndimor, do të jenë në lojë, sipas tyre.
Një deklaratë që bëri thirrje për unitet të serbëve dhe për mbrojtje të interesave të tyre, e cila doli nga një tubim që mblodhi serbë nga i gjithë rajoni i Ballkanit në Beograd, e shqetësoi SHBA-në, ndërsa mori përkrahjen e Rusisë. Por, çfarë thuhet në dokumentin e miratuar?
Në ditën e parë të qershorit u bë i ditur arrestimi i një tjetër shqiptari të Kosovës nga autoritetet e Serbisë, në Merdare. Serbia e akuzon atë për kryerje të krimeve gjatë kohës së luftës në Kosovë. Çfarë po ndodh me të dhe me shqiptarët tjerë të arrestuar nën akuzat e njëjta?
Në një kthesë të papritur të ngjarjeve në qershor të 1999-ës, forcat ruse u futën në Kosovë dhe okupuan Aeroportin e Prishtinës, në ditën kur misioni paqeruajtës i KFOR-it po përgatitej po ashtu të hynte në vendin, ku sapo kishte përfunduar lufta.
“Bosnje e Hercegovinës i ka ardhur fundi”, sipas udhëheqësit të Republikës Sërpska, Millorad Dodik. Brenda javësh pritet edhe plani për “ndarje paqësore”.
Përdorimi i dinarit serb dhe nevoja për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe janë vetëm disa prej arsyeve pse Perëndimi i ka rritur thirrjet ndaj Kosovës që t’i mbrojë minoritetet. Në Kosovë, në anën tjetër, deklarohen se Kushtetuta është ndër më të avancuarat në këtë drejtim.
Më 23 maj, Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të votojë lidhur me një rezolutë që mëton ta shpallë 11 korrikun Ditë Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë. Pse është e rëndësishme ajo dhe a do të mund ta pengojë Serbia?
Një propozim-rezolutë e Kombeve të Bashkuara që do ta njihte masakrën e Srebrenicës si gjenocid, nxiti reagime të forta në Serbi dhe në Republikën Sërpska të Bosnje e Hercegovinës.
Një projektligj ndërpartiak që synon angazhim më të shtuar të Shteteve të Bashkuara në Ballkanin Perëndimor, u miratua nga Komisioni për Çështje të Jashtme i Senatit amerikan dhe iu dërgua Senatit për shqyrtim.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbëjnë vendin më aleat për shumicën e qytetarëve në Kosovë dhe në Shqipëri – ndërsa rrezikun më serioz për pjesën më të madhe të të anketuarve në Serbi dhe në Malin e Zi, ka treguar një sondazh i Institutit Ndërkombëtar Republikan.
Qëndrimi i shumicës së qytetarëve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë, se vendet e tyre duhet të ndjekin vetëm kursin proevropian dhe properëndimor në politikën e jashtme, është në kontrast të thellë me atë të qytetarëve të Serbisë.
Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në disa raste, kanë fajësuar autoritetet për dështim në mbrojtjen e grave të rrezikuara nga dhuna.
E pavarur nga viti 2008 dhe e njohur si shtet nga 117 vende të botës, Kosova ende lufton për t’u bërë pjesë e organizatave të rëndësishme ndërkombëtare. Kleçkat ia ngre kryesisht Serbia, e cila vazhdon ta konsiderojë si territor të vetin. Si të kapërcehen?
Perspektiva e rikthimit të Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë është duke formësuar tashmë gjeopolitikën. Një paketë e ndihmës për Ukrainën, në vlerë prej 60 miliardë dollarësh, ka muaj që është bllokuar në Kongresin amerikan, kryesisht për shkak të ligjvënësve republikanë pro Trumpit.
Shfaq më shumë