Krenare Cubolli është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Pragë.
Liderë të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësues të disa vendeve të Perëndimit, do të mblidhen të hënën në kryeqytetin gjerman, me ftesë të kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scolz, për t’i diskutuar objektivat e radhës në kuadër të Procesit të Berlinit.
Estonia është vend me 1.3 milion banorë, i ka rreth 4.000 ushtarë, dhe vështirë krahasohet me fqinjët – Finlandën apo Rusinë – për nga numri i popullsisë apo fuqia ushtarake.
Kryeministri Albin Kurti kërkon qysh prej qershorit që Kosova të pajisjet me skanerë në pikat kufitare, për të rritur sigurinë në tregti dhe kufij. Kur do të mund t’i sigurojë Kosova këto pajisje dhe si do t’i shërbejnë ato?
Kufiri i Estonisë me Rusinë, në disa pjesë, është vetëm pak metra i gjatë. Ndonëse shtete fqinje, ato përfaqësojnë vlera krejt të ndryshme.
Niveli i manganit në liqenin e Badocit, pak kilometra larg Prishtinës, është rritur këtë tetor, njëjtë sikurse vitin e kaluar.
Me thirrjet “Për identitet dhe dinjitet”, “Të shtypur po, të nënshtruar jo”, “Stop pasivizimit selektiv” dhe “Duam libra shqip”, shqiptarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë trajtim të barabartë në Serbi, dhe zotohen se do t’i vazhdojnë protestat.
Udhëheqës nga e mbarë bota janë mbledhur në Nju Jork më 24 shtator për Asamblenë e Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Tema dominuese pritet të jenë përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme.
Zyrtarë të lartë gjermanë, të angazhuar për Ballkanin, kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën që zbaton ndaj importit të mallrave nga Serbia.
Zyrtarë të lartë gjermanë, të angazhuar për Ballkanin, kanë paralajmëruar se Kosova mund të përjashtohet nga nismat rajonale tregtare, nëse vazhdon të ngulë këmbë në ndalesën që zbaton ndaj importit të mallrave nga Serbia, dhe, rrjedhimisht, siç vlerësojnë ata, shkel parimet e CEFTA-s.
Zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara po afrohen. Në këtë video mund të kuptoni si funksionon sistemi i votimit, pse amerikanët nuk e zgjedhin direkt presidentin, dhe çfarë është Kolegji Zgjedhor.
Ish-ndihmësi i Sekretarit amerikan të Shtetit, Daniel Fried, ka thënë se nuk e kupton pse Qeveria e Kosovës po përplaset me Shtetet e Bashkuara, duke shtuar se me veprimet e veta, ajo po e bën Qeverinë në Beograd të duket si palë e dëmtuar, diçka që ai nuk ka besuar se mund të ndodhte.
Liderët e Ballkanit Perëndimor kanë diskutuar gjerë e gjatë se si e shohin anëtarësimin e rajonit në Bashkimin Evropian, për vizionet e tyre, pengesat dhe qasjen e bllokut evropian në këtë temë.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka thënë të shtunën Radios Evropa e Lirë se veprimet për shtrirje të sovranitetit në Kosovë, janë veprime legjitime dhe në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, por që suksesi dhe qëndrueshmëria e tyre varen prej bashkëpunimit me aleatët.
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, në margjina të forumit Globsec, në Pragë
Në intervistën për Radion Evropa e Lirë, në margjina të forumit Globsec, që po mbahet në Pragë, Lajçak e ka pranuar se nuk është bërë mjaftueshëm për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur mes palëve vitin e kaluar, por marrëveshje më e mirë nuk mund të arrihet.
Kur një qytetar i Kosovës sëmuret, përveç shqetësimit shëndetësor, atij i shtohet edhe ngarkesa se sa do t’i kushtojë trajtimi. Mungesa e sigurimit të detyrueshëm publik shëndetësor besohet se i ka dëmtuar të gjithë qytetarët e Kosovës, sidomos shtresat e varfra të shoqërisë dhe grupet e cenueshme.
Këtë javë, Praga do të jetë mikpritëse e forumit vjetor Globsec – më të madhit në Evropën Qendrore – për të diskutuar sfidat kryesore të sigurisë në botë. Për tri ditë rresht, nga 30 gushti deri më 1 shtator, dhjetëra udhëheqës politikë dhe ekspertë do të diskutojnë çështje kritike për sigurinë.
Anëtarësimi në NATO dhe aktivizimi i fushatës së njohjeve janë vetëm disa prej kërkesave që Kosova thotë se ka shtruar në tavolinë, në këmbim të formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Por, sa realiste janë këto kërkesa tani?
Shfaq më shumë