Dy autobusë, pajisje komunikimi dhe pankarta me mesazhin politik "Serbia fiton". Të gjitha këto u konfiskuan nga Policia e Malit të Zi, e cila e dëboi një grup prej rreth 90 burrash, qytetarë serbë, nga aeroporti i Tivatit, më 3 qershor.
Među oko devedeset muškaraca koji su iz Crne Gore deportovani u Srbiju RSE je, alatima za prepoznavanje lica, identifikovao pristalice vladajuće Srpske napredne stranke, kao i optužene za napade na antivladine demonstrante.
Fabrika kineze Linglong në Zrenjanin mori leje përdorimi për disa pjesë të saj, si: mikserë, depo të lëndëve të para, squfurit dhe karbonit të zi, pa i siguruar miratimet paraprake që garantojnë sigurinë nga aksidentet e mëdha kimike.
Qeveria e Serbisë financon me para nga buxheti i shtetit Shoqatën e Veteranëve të Beretave të Kuqe - një organizatë që mbledh ish-anëtarë të njësisë speciale të shpërbërë të Sigurimit Shtetëror të Serbisë.
Më 18 janar, llogaritë në Instagram të më shumë se njëzet mediave, organizatave dhe individëve në Serbi u pezulluan ose u mbyllën, pas një rritjeje të papritur të ndjekësve brenda një periudhe të shkurtër.
“ISL Paladins” është një rrjet ndërkombëtar i ekstremit të djathtë, i themeluar në Rusi në vitin 2025, me pjesëmarrjen e aktorëve të afërt me Kremlinin.
Gjatë dy vjetëve të fundit, industria serbe e armëve ka importuar nga Kina mallra me vlerë rreth 240 milionë euro.
Radosh Petroviq, investitor nga veriu i Kosovës, ka ndërtuar një ndërtesë gjashtëkatëshe në Kragujevc pa leje të rregullt ndërtimi. Muri mbajtës pranë objektit u shemb më 28 nëntor.
Ish-pjesëtarë të formacioneve paraushtarake, anëtarë të grupeve ultradjathtiste, njerëz me dosje kriminale, madje edhe vrasës të dënuar, kanë qenë të pranishëm në mesin mbështetësve të pushtetit në Serbi në javët dhe muajt e fundit.
Një anëtar i AfD-së dhe figura të tjera të ekstremit të djathtë nga disa vende morën pjesë në një forum të organizuar nga një oligark prorus në Shën Petersburg.
Vala e protestave në Serbi gjatë gushtit u përshkrua me dhunë dhe përplasje mes mbështetësve dhe kundërshtarëve të pushtetit.
Në shtatë ditët e fundit, Parku i Pionierit, i cili gjendet pranë institucioneve më të rëndësishme shtetërore të Serbisë, është bërë vend i protestave të studentëve, të cilët kërkojnë t’iu mundësohet ndjekja e ligjëratave në universitete.
Studentët në Serbi u distancuan nga organizatat ekstremiste, që u shfaqën në një protestë para Gjykatës Kushtetuese në Beograd, në fund të javës së kaluar.
Të dhënat nga Komiteti Statistikor i Kirgizisë dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) për importin e mallrave serbe në Kirgizi tregojnë se produktet e dërguara në këtë ish-republikë sovjetike nuk arrijnë në destinacionin e tyre zyrtar, por rieksportohen nga Kirgizia në një treg të tretë.
Serbët në Beograd po i përgjigjen me ftohtësi fjalës së zyrtarët serbë janë befas në bisedime të avancuara me dhëndrin e Donald Trumpit, Jared Kushner, për ta rizhvilluar njërin prej simboleve më të njohura të bombardimeve të Perëndimit mbi caqet serbe.