Bashkësitë fetare në Maqedoninë e Veriut janë përfshirë në debatin e partive për ndërhyrje në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, që do të mbahen më 8 maj.
Ndryshimet kushtetuese do të jenë sfida kryesore për Qeverinë e re në Maqedoninë e Veriut pas zgjedhjeve më 8 maj.
VMRO DPMNE-ja thotë se qeveria e re e Maqedonisë së Veriut pas zgjedhjeve të 8 majit do të formohet mes saj dhe opozitës shqiptare.
Maqedonia e Veriut, sipas drejtorit të agjencisë së inteligjencës, Erolld Musliu, është në shënjestër të sulmeve hibride ruse dhe kineze.
Më pak se 30 për qind e shqiptarëve me të drejtë vote dolën për të votuar të mërkurën, sipas të dhënave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve të Maqedonisë së Veriut (KSHZ).
Kandidatja opozitare Gordana Siljanovska – Davkova e ka fituar bindshëm rundin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut të mërkurën, dhe do të përballet me presidentin aktual, Stevo Pendarovski, në balotazh muajin e ardhshëm.
Qytetarët e Maqedonisë së Veriut u janë drejtuar të mërkurën kutive të votimit për të zgjedhur presidentin e shtetit.
Deklarata e shefit të diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, se do të iniciojë largimin e Maqedonisë së Veriut nga Ballkani i Hapur, ka nxitur reagime të shumta, pasi më shumë vlerësohet si deklaratë për fushatë elektorale.
Në Shkup, mjekët specializantë po protestojnë për zgjidhjen e statusit gjatë periudhës së ngritjes profesionale.
Debati është ndezur nga Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) që është pjesë e Qeverisë aktuale, e cila doli me ofertën drejtuar dy partive maqedonase, që nëse duan votat në rundin e dytë të zgjedhjeve, të pranojnë kërkesën e këtij subjekti që presidenti në të ardhmen të zgjidhet nga Kuvendi.
Raporti i organizatës ndërkombëtare, Freedom House mbi nivelin e demokracisë në Maqedoninë e Veriut, pasqyron si asnjëherë më parë realitetin mbi dështimin e institucioneve në luftën kundër korrupsionit dhe sundimin e ligjit, vlerësojnë partitë opozitare.
Ulje të taksave, luftë kundër korrupsionit dhe ekonomisë të paligjshme, investime kapitale, thjeshtësim të procedurave administrative për bërje biznes, janë vetëm disa nga zotimet që partitë po bëjnë para drejtuesve të odave ekonomike
Shtatë kandidatët për president të Maqedonisë së Veriut kanë nisur fushatën elektorale për zgjedhjet që do të mbahen më 24 prill.
Pensionistët në Maqedoninë e Veriut janë të pakënaqur me rritjen e pensioneve prej rreth 5 për qind të vlerës aktuale të pensionit nga muaji prill.
Gara kryesore për zgjedhjet parlamentare në Maqedoninë e Veriut pritet të zhvillohet në Shkup dhe Tetovë, mes katër koalicioneve të subjekteve politike maqedonase dhe shqiptare.
Opozita maqedonase, e cila shihet si favorite kryesore në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, thotë se partitë që duan të jenë pjesë e Qeverisë së re, duhet ta pranojnë kushtin e saj - shfuqizimin e mekanizimit që njihet si balancues.
Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut e përmbyllën mandatin pa i miratuar më shumë se 130 projektligje, përfshirë edhe atë për listat e zeza.
Partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut në garën për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare janë ndarë në dy blloqe politike.
Subjektet politike në Maqedoninë e Veriut ndër temat zgjedhore kanë përfshirë edhe Rusinë dhe ndikimin e saj.
Shfaq më shumë