Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Hebrenjtë e Kosovës, së shpejti do ta kenë sinagogën e tyre në qytetin e Prizrenit. Përfaqësuesi i hebrenjve të Kosovës nuk ka dashur të bëjë me dije ndonjë datë, por sipas tij gjatë këtij viti ky komunitet do të ketë mundësi të kryejë ritet fetare në Prizren.
Kosova po shënon 11-vjetorin e pavarësisë. Për herë të parë, që prej se Kuvendi ka miratuar ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri, pjesëtarët e FSK-së parakaluan në sheshet e Prishtinës.
Një grua e mbuluar nga Skënderaj ka arritur të hyjë në Librin Botëror të Rekordeve Guinness, pasi ka bërë lulen më të madhe në botë nga një letër e vetme. Ajo thotë se është paragjykuar vetëm e vetëm pse është myslimane dhe është e mbuluar.
Në Kosovë ka shumë qytetarë që i takojnë komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, e që nuk janë të regjistruar në asnjë institucion. Ata nuk kanë certifikata të gjendjes civile, letërnjoftime e pasaporta.
Një familje nga Skënderaj thotë se po etiketohet si familje terroriste, pasi një anëtar i saj u dënua me 5 vjet burgim me akuzën se ka tentuar ta sulmojë ekipin izraelit të futbollit në Shkodër. Familja Vojvoda thotë se tash ka edhe vështirësi të vazhdojë me biznesin familjar.
Pjesëtarët e shoqatës “Down Syndrome Kosova” kanë dizajnuar mijëra kartolina për shumë institucione për festat e fundvitit. Paratë e mbledhura i dedikohen shoqatës që ndihmon personat e prekur me sindromën Down.
Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Solidaritetit dhe Humanizmit, studentë dhe qytetarë kanë vendosur rroba në pemët e Sheshit Nënë Tereza në Prishtinë, për ata që kanë nevojë.
: 5 dhjetori në Kosovë ka qenë ditë zie për nder të ish-presidentit amerikan George H.W. Bush, i cili vdiq më 30 nëntor në moshën 94-vjeçare. Flamujt u ulën në gjysmështizë, derisa në shkollat e Kosovës, në orën e parë të mësimit, u fol për miqësinë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Për shkak të mungesës së lëndës së edukatës seksuale në Kosovë, tri studente të fakultetit të psikologjisë janë bërë bashkë dhe kanë krijuar një aplikacion të quajtur "Shnet" në mënyrë që të ndihmojnë bashkëmoshatarët e tyre që të informohen për trupin dhe seksin.
Pas mbarimit të luftës, Bekim Gashi nga fshati Tërnje i Suharekës ka udhëtuar vazhdimisht në Beograd, si dëshmitar, në kërkim të drejtësisë për nënën dhe katër motrat që iu vranë më 25 mars 1999, në masakrën që ndodhi në këtë fshat. Trupat e tyre as sot nuk janë gjetur.
Tri regjisoret kosovare, Blerta Zeqiri, Lendita Zeqiri dhe More Raça, kanë hyrë në garë për tu nominuar për ndarjen e çmimeve Oscar, në edicionin e 91-të që do të mbahet në vitin 2019.
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca e parë ndaj 6 të pandehurve, për të cilët Prokuroria thotë se kanë planifikuar ose ndihmuar kryerjen e sulmeve terroriste.
Në sallën operative të gjinekologjisë së QKUK-së, punon mamia i parë mashkull. Liburni është prind i një vajzë 2-vjeçare për të cilën kujdeset më ndryshe se baballarët tjerë.
Dhjetëra gra myslimane në Kosovë mbajnë ligjërata mësim-besimi nëpër xhami dhe 12 prej tyre paguhen nga Bashkësia Islame e Turqisë. Predikimi i fesë edhe nga vajzat e vogla, nga njohës të çështjeve të religjionit konsiderohet si shkelje e të drejtave të tyre.
Me moton “Në emër të lirisë”, mbështetës dhe pjesëtarë të komunitetit LGBT mbajtën sot Paradën e Krenarisë. Kjo është parada e dytë e këtij lloji që mbahet në Prishtinë. Kjo ngjarje kaloi pa asnjë incident.
Qëndresa Krelani është gruaja që theu akullin në gazetarinë sportive. Ajo është gazetare e sportit dhe komenton ndeshjet e futbollit në Radio Kosova. Qëndresa ka marrë shumë komente nga meshkujt që e kanë sugjeruar të qëndrojë në kuzhinë sepse "futbolli është për meshkujt".
Me moton “Një popull s’i nënshtrohet një njeriu”, Vetëvendosje ka mbajtur protestën në Prishtinë, ku ka ftuar mbështetësit e saj dhe qytetarët në përgjithësi, që t’i kundërshtojnë politikat e presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë dhe angazhimet e proklamuara për ndryshimin e kufijve.
Në fshatin Llugaxhi në Komunën e Lipjanit, banorët kanë mospajtime rreth ndërtimit të xhamisë së re në qendër të fshatit, afër shkollës. Ata thonë se xhamia mund ta pengojë procesin mësimor.
Në Ditën Ndërkombëtare për Personat e Zhdukur, në Prishtinë,Inciativa e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut ka organizuar një marsh. Qytetarët kanë mbajtur në duar emrat e personave të pagjetur, që nga lufta e fundit në Kosovë, e vitit 1999. Në Kosovë konsiderohen të pagjetur 1648 persona.
Vezire Batusha nga Krusha e Vogël ka 20 vjet që pret të mësojë për fatin e burrit dhe dy djemve të saj. Ata ishin në mesin e 113 civilëve shqiptarë të këtij fshati që ishin marrë nga forcat serbe më 25 dhe 26 mars të vitit 1999.
Shfaq më shumë