Ibrahim Berisha është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Ndërtimi i rrugës Deçan – Plavë do të duhej të ishte diçka normale, por prej vitesh është shndërruar në një problem të madh mes Komunës së Deçanit, Manastirit të Deçanit dhe Qeverisë së Kosovës.
Studentë dhe studiues të gjuhës shqipe nga Serbia, Gjermania, Çekia dhe vende të tjera të botës, po marrin pjesë në seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare që po mbahet në Prishtinë.
Në Kosovë, besimtarët myslimanë po festojnë festën e Kurban Bajramit. Ceremonia kryesore e faljes së Bajramit u zhvillua në Xhaminë e Madhe në Prishtinë, ku myftiu i Kosovës, Naim Tërnava foli për rëndësinë e kësaj feste dhe mesazhet që ajo përfaqëson.
Në javët e fundit janë shtuar debatet për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë ose ndarje të Kosovës. Sa herë që ka debate të tilla përmendet Liqeni i Ujmanit.
Festivali i filmit të shkurtër dhe dokumentarëve Dokufest në Prizren, sivjet po shënon edicionin e 17-të, me një laramani të filmave vendor e ndërkombëtarë si dhe promovimit të folklorit shqiptar. I konsideruar si ngjarja më e madhe kulturore në Kosovë edhe këtë vit ka sjellur qindra regjisorë.
Një histori plot arrestime dhe tortura është ajo e Adem Demaçit i cili ndërroi jetë të enjten në moshën 82 vjeçare në Prishtinë. Demaçi 28 vjet të jetës së tij i kaloi nëpër burgjet e ish-Jugosllavisë, si i burgosur politik.
Muhamet Veselaj nga Suhareka do të shkojë në Haxh për hallën e tij. Shkuarja e tillë njihet si bedel që do të thotë për një person tjetër nëse ai ose ajo është e i/e sëmurë ose për ndonjë arsye tjetër nuk mund të udhëtojë në Haxh.
Rreth 6 kilometra do të jetë e gjatë ura në autostradën 'Arbën Xhaferi' që lidh Kosovën me Maqedoninë. Për 60 kilometrat e kësaj autostrade, Qeveria e Kosovës i kishte paguar rreth 600 milionë euro kompanisë 'Bechtel-Enka', kurse këtë vit ka paguar edhe 53 milionë euro shtesë.
Në qytetin e Gjakovës është një shkollë fetare që njihet si institut, ku kryesisht hoxhallarët dërgojnë fëmijët e tyre për ta mësuar përmendësh Kuranin. Deri tash, 42 të rinj kanë marrë titullin Hafëz, pasi kanë memorizuar më shumë se 600 faqe të Kuranit.
Liberalizimi i vizave, që mbeti peng për Kosovën me anë të kushtëzimit të disa kritereve nga Bashkimi Evropian, është pengesë e realizimit të qëllimeve të shumë të rinjve në vend. Ata shpresojnë se fundi i izolimit do t'u hap rrugë që të shfaqin potencialin e tyre edhe në Evropë.
Qytetarët në Prishtinë kanë festuar pas fitores së kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë, ndeshje e zhvilluar në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit. Zvicra mposhti Serbinë 2:1, me golat e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.
Ka katër vjet që Faik Sefa 76-vjeçar, e pastron sheshin përreth dhe shtatoren e Nënë Terezës në Prishtinë. Këtë punë vullnetare ai thotë se e bën për shkak të respektit që ka për shenjtoren e shpallur nga Vatikani.
Kombëtarja e Zvicrës do të përballet sot me atë të Serbisë, në kuadër të Kampionatit Botëror të Futbollit. Loja, që do të zhvillohet në stadiumin e Kaliningradit në Rusi, ka ngjallur emocione sidomos në Kosovë, për shkak të katër lojtarëve shqiptarë në skuadrën zvicerane.
Shasivar Kabashi nga Theranda agjëron së bashku me dy prindërit e tij më shumë se 10 vite. Iftaret dhe syfyret i presin së bashku dhe Shasivari thotë se ndjehet shumë mirë në ambientin e ngrohtë familjar.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawi ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të adresojnë të gjitha rastet e sulmeve ndaj pjesëtarëve të komunitetit pakicë në Kosovë.
Komuniteti protestant në Kosovë po ndihet i diskriminuar pasi ka telashe të shumta që t’i varrosë të vdekurit. Protestantët duhet të kërkojë leje dhe ndodh që duhet të thërrasin edhe hoxhë për procedura fetare. Problemet e këtij komuniteti i evidentoi edhe raporti për liritë fetare i DASH-it.
Të frikësuar se mund ta kenë fatin e njëjtë, shumë familjarë të gjashtë turqve të deportuar, kanë kërkuar azil në Kosovë. Ata tashmë po përgatisin një padi ndaj shtetit të Kosovës.
Nxënësit e shkollës “Aziz Sylejmani”, në pjesën veriore të Mitrovicës, vijojnë mësimin në kushte të vështira. Ata, në mungesë të një objekti shkollorë, mësimin e vijojnë në kontejnerë.
Agnesa Geca është pronare e restaurantit Sonder ku punojnë vetëm gra. Agnesa thotë se ajo dëshiron të forcojë vetëbesimin e grave si dhe t'i thyej tabutë se një grua nuk mund të punojë në kafiteri në Kosovë.
Shfaq më shumë