Organizata Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina kanë organizuar lëshime me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë për t’u shpërndarë dhurata fëmijëve në këtë spital. Disa alpinistë janë veshur si superheronjë dhe janë takuar me fëmijët. Fushata ka për qëllim mbledhjen e fondeve për shërimin e fëmijëve të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Superheronjtë vizitojnë fëmijët në spital
1
Alpinistë të Klubit Alpin Prishtina duke u lëshuar me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.
2
Një grua e veshur si mjeke luan me një fëmijë në spital.
3
Alpinistë të Klubit Alpin Prishtina duke u lëshuar me litarë në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.
4
Dy alpinistë të veshur si Batman argëtojnë fëmijët në Klinikën e Pediatrisë në Prishtinë.