Kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Numri i lindjeve me prerje cezariane në Kosovë po rritet, sidomos në spitalet private. Ky trend ndikohet nga disa faktorë, përfshirë pasigurinë e mjekëve për shkak të përgjegjësisë profesionale, kërkesat e pacienteve, si dhe mungesën e zbatimit praktik të udhërrëfyesve klinikë.
Në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, tre të akuzuarit për shpërthimin në kanalin e Ibër-Lepencit u deklaruan të pafajshëm për veprat “kërcënim i rendit kushtetues” dhe “kryerje e aktit terrorist”.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës formuan organin ligjvënës dhe më pas zgjodhën edhe Qeverinë e re, më 11 shkurt. Albin Kurti, kreu i partisë fituese të zgjedhjeve të dhjetorit, Lëvizjes Vetëvendosje, do ta ketë timonin e ekzekutivit edhe për katër vjetët e ardhshëm.
Në Gjykatën Speciale, në Hagë, më 9 shkurt nisi procesi i shpalosjes së deklaratave përmbyllëse në rastin kundër ish-eprorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Shenjat e plumbave dhe mure të çara nga artileria e deri te mjetet e punës e transportit, kanë mbetur të ngrira në kohë në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.
Transferet e njëhershme, shtesat mujore dhe ndihmat emergjente janë bërë pjesë e përditshmërisë për mijëra qytetarë në Kosovë. Por, përtej shifrave dhe pagesave, mbetet pyetja se sa e ndryshojnë realisht këto masa jetën e njerëzve.
Ulje-ngritjet e konsiderueshme të partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë ranë shpejt në hije, kur nisi të zbulohej ajo që duket se është shkallë e gjerë e manipulimit me vota të kandidatëve për deputetë.
Disa qytetarë, të anketuar nga Radio Evropa e Lirë, i cilësojnë si ndihma të përkohshme, një sërë ndihmash financiare që Qeveria e Kosovës ka shpërndarë për kategori të ndryshme.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ishte njëra prej 19 nënshkruesve të Bordit të Paqes, mekanizëm i themeluar nga presidenti amerikan, Donald Trump për rindërtim të Gazës së shkatërruar nga lufta dyvjeçare. Vetë Trump tha se plani do të rezultojë me shumë sukses.
Sistemi energjetik i Kosovës përballet me debalancë mes prodhimit dhe konsumit, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike. Pse ndodh kjo, sidomos gjatë dimrit kur temperaturat bien nën zero, e shpjegojmë në këtë video.
Serbia po shlyen 14 kredi me Kinën, kryesisht për projekte infrastrukturore, sipas buxhetit të miratuar për vitin 2026. Megjithatë, institucionet kompetente në Serbi nuk i dhanë Radios Evropa e Lirë të dhëna për borxhin total të Serbisë ndaj Kinës.
Ndonëse jetojnë pranë termocentraleve të Kosovës, banorët e Obiliqit dhe ata të Fushë-Kosovës nuk përfitojnë ende nga energjia termike, teksa presin që institucionet t’i funksionalizojnë ngrohtoret qendrore.
Investimet e gjigantëve të teknologjisë në inteligjencë artificiale (IA) pritet të jenë masive më 2026. IA pritet të avancohet nga instrument në asistent pune në shumë fusha, e sidomos në shëndetësi e zhvillim softuerësh. E, si është situata në Kosovë?
Fotografitë e shkrepura nga fotoreporterët e Shërbimit të Kosovës të Radios Evropa e Lirë (REL) kanë kapur disa prej ngjarjeve më interesante në Kosovë gjatë vitit 2025.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, se synon të kandidojë sërish për postin më të lartë në vend. Osmani theksoi se pret formimin e institucioneve të reja dhe paralajmëroi bisedime për mbështetje të kandidaturës së saj.
Lëvizja Vetëvendosje shënoi fitore bindëse në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë, me afro 50 për qind të votave, sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).
Qytetarët e Kosovës votuan të dielën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit sjellin lista kandidatësh të mbushura me politikanë të vjetër, figura të reja dhe personalitete publike nga fusha të ndryshme. Por, çfarë i veçon kësaj radhe listat? E kuptoni në këtë video.
Rusia po përpiqet të ndërtojë një sistem paralel financiar për t’iu shmangur sanksioneve perëndimore dhe për të qenë në gjendje të blejë teknologji me përdorim të dyfishtë, thonë ekspertët.
Dhjetëra borde dhe agjenci kyçe në Kosovë po funksionojnë me boshllëqe ose janë pothuajse të paralizuara, për shkak të Kuvendit jofunksional që prej zgjedhjeve të 9 shkurtit. Mungesa e kuorumit ka bllokuar vendimmarrjen në institucione si KPM-ja, RTK-ja, dhe agjencitë rregullative.
Shfaq më shumë