Në shumë shkolla të Kosovës, Radio Evropa e Lirë ka marrë vesh se prindërit i angazhojnë privatisht asistentët në rast të nevojës - edhe pse një gjë e tillë nuk parashihet me asnjë ligj - dhe ata nuk pengohen.
Në Kosovë nuk dihet saktë numri i të përdhunuarve gjatë luftës së viteve 1998/99, por, sipas një raporti të Qendrës Amerikane për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, bëhet fjalë për rreth 20.000.
Dy kolegë raportuan për luftën e viteve 1998/99 në Kosovë - i pari për gazetën Newsweek, i dyti për New York Times dhe pastaj Newsweek. Një çerek shekulli më vonë, rruga i solli sërish në Kosovë, në ngjarje për nder të 25-vjetorit të çlirimit të vendit. Të lumtur shprehen të dy me atë që shohin sot.
Mandati i Qeverisë aktuale përfundon në fillim të vitit 2025, por në diskutim është shpërndarja e Kuvendit si “opsion më real” për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.
Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Këshilli i Evropës, zgjedhjet në SHBA dhe në BE janë vetëm disa prej arsyeve që, sipas analistit politik, Agon Maliqi, mund ta çojnë Kosovën në zgjedhje të parakohshme.
Diskriminimi i kategorive të caktuara të shoqërisë në Kosovë ka një zanafillë edhe më të hershme - qysh në librat shkollorë.
Sipas Komisionit qeveritar të Kosovës për persona të pagjetur, gjatë vitit 2023 u gërmua në 15 lokacione brenda territorit të Kosovës, që ndërlidhen me procesin e zbardhjes së fatit të personave të zhdukur, si dhe në një lokacion në Serbi.
Rreth tre mijë punëtorë të Telekomit të Kosovës ende nuk i kanë marrë pagat për muajin mars. Ata protestuan javën e parë të prillit për shkak se llogaritë bankare të kësaj ndërmarrjeje janë bllokuar nga përmbaruesi. Problemi buron nga kontrata e shumëdiskutueshme me Z-Mobile.
Është bërë më shumë se gjysmë viti prej kur guri përkujtimor i Pashke Markajt – nënës e cila dogji veten pasi varrosi dy djemtë e saj – po rri i përmbysur në Kompleksin e Martirëve në Mejë të Gjakovës.
Në qytetin e Kamenicës, ku rreth 1.500 persona janë të varur nga asistenca sociale, mësimdhënësja Feride Dërmaku, me vullnetarë të tjerë të Kryqit të Kuq, kujdeset për dhjetëra të moshuar që janë pa përkujdesje.
Ndalore Likaj, 26 vjeçe nga Prizreni, ka katër vjet që punon në një farmaci në këtë qytet. Ndalorja është një nga pak personat me Sindromë Down që ka arritur të gjejë një vend pune në Kosovë. Kolegët e saj thonë se ajo është e përkushtuar dhe se janë të kënaqur me punët që ajo i kryen.
Shfaq më shumë