Disa vjet pasi humbi shikimin, Fjolla Muhaxhiri-Agusholli vendosi të shkruajë romanin e saj të parë, “Trëndafili që nuk e vyshkën stuhitë”. Duke shkruar, ajo synon të realizojë ëndrrën e saj, si dhe t’i motivojë të gjithë personat e verbër që të punojnë dhe të jetojnë të barabartë me të tjerët.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se ka një urgjencë të madhe në Bashkimin Evropian që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Njësia Speciale Intervenuese dhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive kanë protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës duke kërkuar nga kryeministri Albin Kurti, rishikimin e vendimit për shtesat e rrezikshmërisë në punë.