Enis Shaqiri është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Maqedoninë e Veriut.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut vendosi më 18 shkurt kufizimin e marzhës së fitimit për më shumë se 100 grupe produktesh, që përfshijnë mbi 1.000 artikuj ushqimorë dhe joushqimorë me synimin për t’i ulur çmimet dhe për t’i "mbrojtur qytetarët".
Mbi 30.000 njerëz, apo rreth 1.5 për qind e popullsisë në Maqedoninë e Veriut, zotërojnë monedha virtuale, të njohura ndryshe si kriptovaluta, tregojnë ekspertët makroekonomikë në këtë vend.
Që nga shtatori i vitit të kaluar, një 17-vjeçar nga Maqedonia e Veriut ka qenë cak i bullizmit, për shkak të gjatësisë dhe peshës së tij.
Prokuroria ka kërkuar gjithashtu që ata të mbahen në paraburgim për një periudhë prej 30 ditësh derisa ajo i vazhdon hetimet.
Policia e Maqedonisë së Veriut ka ndërmarrë disa aksione të dielën dhe të hënën në disa pjesë, si në komunën e Çairit, Haraçinës, Shuto Orizares dhe Butelit, ku ka kryer kontrolle dhe bastisje.
Shqiptarët nga disa shtete të Ballkanit Perëndimor janë parë aktivë në luftimet e fundit në Siri, që çuan në rrëzimin e pushtetit të kamotshëm atje.
Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Izet Mxhiti, i cili vjen nga koalicioni shqiptar VLEN, siguroi gjatë një konference për shtyp të martën se Ligji për gjuhët “nuk do të preket”.
Republika e Maqedonisë së Veriut, nën udhëheqjen e kryeministrit Hristijan Mickoski, mban një qëndrim të palëkundur ndaj ndryshimeve kushtetuese, të cilat deri në fund të vitit 2024, vështirë se do të realizohen.
Jashtë kufijve, por Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë e përjetojnë si festë për identitetin e tyre kombëtar.
Opozita në Shkup ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili, të hënën, pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë kosovare dhe asaj maqedonase, që u zhvillua në Prishtinë, tha se në Maqedoninë e Veriut “nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe”.
Kërcënimet, komunikimi i papërshtatshëm nga politikanët, dezinformatat, pagat e ulëta, kontratat e punës me afat të shkurtër, mungesa e sigurimeve shëndetësore dhe sociale, janë disa nga problemet që i përmend Raporti i Komisionit Evropian (KE) për vitin 2024, me të cilat ballafaqohen gazetarët në Maqedoninë e Veriut.
Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, për dy ditë radhazi – të shtunën dhe të dielën – është renditur ndër dhjetë qytetet më të ndotura në botë.
Rikthimi eventual i Richard Grenellit do të ishte me ndikim të rëndësishëm dhe për këtë, Qeveria në Prishtinë mund të ketë arsye për t'u shqetësuar, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë analisti britanik, Tim Judah.
Njohësit e çështjeve politike në Maqedoninë e Veriut kanë ndarë opinione të ndryshme lidhur me paralajmërimet për zgjedhje. Disa e konsiderojnë të “pashmangshme” punën e zgjedhjeve, ndërsa të tjerët e vlerësojnë si një “mundësi minimale”.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duhet ta mbajë fjalën për zgjedhje të parakohshme, që do të mbaheshin vjeshtën e ardhshme bashkë me ato lokale, ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI).
Maqedonia e Veriut përfaqëson shembull të mirë për ndërtimin e shoqërisë shumetnike, por vendi duhet ta fuqizojë besimin në sistemin gjyqësor, ta intensifikojë ritmin e reformave lidhur me Bashkimin Evropian, si dhe ta përmbushë detyrimin e ndërmarrë për kompletimin e ndryshimeve kushtetuese.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, pas letrës së dërguar liderëve të lartë shqiptarë dhe ndërkombëtarë, ku shprehu shqetësimin për mosrespektimin e Marrëveshjes së Ohrit, të hënën me një letër të ngjashme i është drejtuar edhe kreut të Qeverisë maqedonase, Hristijan Mickoski.
Qeveria dhe institucionet lokale në Maqedoninë e Veriut nuk u kushtojnë vëmendje të duhur çështjeve të ndryshimeve klimatike, mbrojtjes së mjedisit, si dhe ekosistemeve natyrore, thonë aktivistët që merren me mbrojtjen e mjedisit në këtë vend.
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hrisitijan Mickoski, të mërkurën gjatë një konference për shtyp, e cilësoi "organizatë joqeveritare" propozimin e koalicionit VLEN për krijimin e Akademisë Shqiptare.
Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet që prek afër 1.200 gra në vit në Maqedoninë e Veriut. Vitin e kaluar 346 gra humbën betejën me këtë sëmundje.
Shfaq më shumë