Doruntina Baliu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në mëngjesin e 17 prillit, derisa po kthehej nga Cyrihu i Zvicrës për në Kosovë me autobus dhe pasi arriti në kufirin mes Hungarisë dhe Serbisë, Kastrati ishte në mesin e shumë kosovarëve që u ndaluan për orë të tëra nga autoritetet serbe.
Lokalet, tavolinat, e kuponët fiskalë të bizneseve të lojërave të fatit, që dikur funksionin në Kosovë si të ligjshme, tani janë shndërruar në një skemë të fshehtë, që përfshin telefona të mençur, pika kontakti dhe qasje në internet.
Sipas SHBA-së, hakerët e mbështetur nga Qeveria kineze, më 2021 shënjestruan “çdo anëtar të BE-së” që ishte pjesë e Aleancës Ndërparlamentare për Kinën (IPAC).
Një ishull i fortifikuar i epokës komuniste në brigjet e Shqipërisë mund të bëhet tani një vendpushim luksoz, sipas planeve të Jared Kushnerit, dhëndrit të ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Ekipi i Radios Evropa e Lirë eksploroi ishullin e braktisur të Sazanit.
Radio Evropa e Lirë gjeti disa faqe online, të krijuara për të vënë baste, por edhe për të luajtur lojëra të tjera fati në Kosovë.
Duke mos dashur të bëhet pasive pasi doli në pension, Sabrije Nimani nga Prishtina ka mbledhur qindra gra në një shoqatë që synon të ofrojë argëtim, shëtitje dhe mundësi për punë për gratë pensioniste në Kosovë, që ankohen për jetë të vështirë.
Vizita e avokatit serb, Çedomir Stojkoviq, në kompleksin memorial të familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt, të vrarë nga forcat serbe më 1998, ngjalli reagime në rrjete sociale. Disa e lavdëruan veprimin e tij si përpjekje për paqe mes dy popujve e të tjerë e quajtën tradhtar.
Avokati serb, Çedomir Stojkoviq, vendosi lule mbi varrin e Blerina Jasharit, në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Gati 25 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë, rryma në veri do të nisë të paguhet. Por, nga kush dhe si, mbetet e paqartë.
Dragashi, qytet jugor i Kosovës në kufi me Shqipërinë është bërë shpëtim për banorët e fshatit Borje të shtetit fqinj. Për shkak të largësisë dhe rrugës së paasfaltuar për në qytetin e Kukësit, ata janë kryesisht të izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë dhe shërbimet e përditshme i marrin në Kosovë.
Shfaq më shumë