Doruntina Baliu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Drejtësi për viktimat dhe dënime të larta për vrasësit dhe dhunuesit e grave u kërkua në një marsh, që u organizua në Prishtinë, kundër dhunës me bazë gjinore. Marshi u thirr nga organizata Artpolis pas vrasjes tragjike të Liridona Murselit.
Kosova ka shënuar rënie në renditjen e testit PISA, që mat aftësitë e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë. Rezultatet u vlerësuan të pritshme, por shqetësuese. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ia la fajin pandemisë dhe ndërrimit të shpeshtë të qeverisë.
Vrasja e Liridona Murselit më 29 nëntor në Prishtinë ka shkaktuar reagim publik me kërkesa për ndaljen e dhunës mbi baza gjinore dhe vrasjes së grave.
Targat me shkurtesën KM (Mitrovicë e Kosovës) dikur përbënin shumicën e targave të automjeteve që qarkullonin në veriun e Kosovës të banuar me shumicë serbe.
Vegla tradicionale prej druri ku endet pëlhura e që në popull njihet me emrin vek (tezgjah), po ia siguron jetesën 63-vjeçares Cyme Zeqiraj. Ajo ka një lidhje të veçantë me punën e dorës dhe vekun që është përcjellë ndër gjenerata në familjen e saj dhe që synon ta lërë trashëgim.
Instituti i Mjekësisë Ligjore ku mbahen prova të rëndësishme për vdekjet e dyshimta në Kosovë, u përfshi nga zjarri dy herë brenda këtij viti.
Me mbi 350 mijë objekte pa leje, arritja e një rregulli urbanistik në Kosovë e veçanërisht në Prishtinë, duket e vështirë. Procesi i legalizimit po zhvillohet me hapa të ngadaltë, për shkak të stërzgjatjes së trajtimit të ndërtimeve pa leje, por edhe për mungesë të interesimit të vetë qytetarëve.
Disa shqiptarëve të zhvendosur nga Mitrovica e Veriut më 1999, po iu rindërtohen shtëpitë e shkatërruara gjatë luftës. Ata shprehen të lumtur që po kthehen në lagjet tyre pas 24 vjetësh dhe urojnë të jetojnë të qetë pa pasur nevojë të largohen sërish shkaku i tensioneve ndëretnike.
Gjashtë të rinj serbë të vrarë. Gjashtë shqiptarë të arrestuar dhe më pas të liruar. Dyshime për inskenim. Kjo është historia që e përcjell një kafene të vogël në qytetin e Pejës, të quajtur “Panda”.(Kontribuuan: Iva Martinoviq dhe Nevena Bogdanoviq)
Ndonëse e pranon që e ka të vështirë ta kontrollojë kufirin verior me Serbinë, Policia e Kosovës ka intensifikuar patrullimet për të ndaluar hyrjet e njerëzve dhe mallrave përmes rrugëve ilegale. Përmes këtyre rrugëve, kishte hyrë edhe armatimi që u përdor në sulmin kundër Policisë në shtator.
Irena Stein - Steinova, një shqiptare që jeton në Izrael, ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si i ka përjetuar sulmet e grupit militant palestinez, Hamas, që nisën më 7 tetor. Derisa raportohet për shqiptarë të tjerë të ngujuar në Izrael, Irena thotë se nuk e ka në plan të largohet.
Video, fotografi e dokumente u publikuan çdo ditë nga autoritetet e Kosovës që nga 24 shtatori. Ato janë pjesë e provave për atë se çfarë ka ndodhur ditën e sulmit të armatosur në Banjskë të Zveçanit. Në këtë video mund ta kuptoni se cilat janë ato.
Fshati Banjskë në Komunën e Zveçanit u hap për qarkullim të mërkurën. Fshati bart ende dëshmi të përleshjes së armatosur që ndodhi atje të dielën, më 24 shtator, mes Policisë së Kosovës dhe një grupi të armatosur.
Si u vra polici Afrim Bunjaku në Banjskë? Si ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes Policisë dhe grupit të armatosur në veri? Kjo video përmbledh ndodhitë nga e diela në veri të Kosovës.
Një rrugë në Prishtinë u mbyll për vetura për të shënuar Ditën Botërore pa Makina. Disa qytetarë i gëzohen trafikut më të shkarkuar nga veturat, por të tjerë mendojnë se rrugët nuk duhet mbyllur pa alternativë qarkullimi.
Për më pak se një muaj, në Kosovë do të hyjë në fuqi një vendim që synon të reduktojë përdorimin e qeseve plastike. Këto qese, deri më tani, qytetarët i kanë marrë falas ngado. Këtij vendimi po i gëzohen shumica, por ka skepticizëm për atë se si dhe sa do të zbatohet.
Shfaq më shumë