Doruntina Baftiu është gazetare e Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Detajet e historive të vrasjes së grave në Kosovë janë të llojllojshme. Por, për shumicën e tyre është një e përbashkët: ato janë vrarë nga partnerët e tyre.
Me gjithë bazën ligjore për ta luftuar dhunën në familje, çdo vit në Kosovë vriten gra nga partnerët e tyre. Me ndëshkime të ulëta e moszbatim të ligjeve, institucionet shtetërore akuzohen se po dështojnë t’i mbrojnë gratë.
Më 24 shkurt të vitit 2012, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, Kosova dhe Serbia arritën një marrëveshje për përfaqësimin rajonal, që më vonë u bë e njohur si “marrëveshja e fusnotës”.
Sipas të dhënave nga nëntori i vitit të kaluar, vetëm gati 2.000 persona kanë aplikuar për ta marrë statusin e personit të dhunuar gjatë luftës në Kosovë. Prej tyre, statusi u është aprovuar rreth 1.600 personave.
Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, në Kosovë jetojnë gati nëntë mijë romë. Numri i vërtetë besohet se është më i madh, por regjistrimi në atë kohë ishte bojkotuar pjesërisht nga pjesëtarët e këtij komuniteti.
Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë i vitit 2011, nuk ishte zhvilluar në katër komunat me shumicë serbe në veri dhe ishte bojkotuar pjesërisht edhe në komunat e tjera me shumicë serbe në Kosovë.
Bashkë me tetë gra të tjera të komunitetit egjiptian, Albana mori pajisjet që iu dhuruan dhe nisi të kërkonte kliente për biznesin e saj të ri, që merrej me pastrim të shtëpive.
Pas ndërhyrjes së NATO-s që çoi në çlirimin e Kosovës në vitin 1999, Kosova nisi një transformim: nga Trupat e Mbrojtjes së Kosovës (TMK) në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) e në synimin për t’u bërë vend anëtar i NATO-s me ushtri të konsoliduar.
Kontesti lidhur me pronën rreth Manastirit të Deçanit, që thuhet se qëndron mes Kosovës dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës, ka nxitur mosmarrëveshje të shumta ndër vite.
Samiti për Ukrainën i bashkoi liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe atë të Moldavisë në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, ku u pritën nga presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, para Pallatit të Kongreseve.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, dhe liderë të shteteve të Evropës Juglindore do ta kenë për destinacion Shqipërinë më 28 shkurt. Ata i grumbullon në Kongresin e Pallateve në Tiranë, Samiti për Ukrainën, ku do të flitet për çështje të sigurisë dhe për mbështetjen për Ukrainën.
Pranë bjeshkëve të Strellcit në Deçan, 48-vjeçari Enver Kapitaj përkujdeset për afro 140 delet e tij. Rreth 20 vjet më parë, ai i shkëmbeu malet e Zvicrës për bjeshkët e vendlindjes vetëm që të ishte pranë dhenve e për ta vazhduar traditën familjare si barinj.
Elmira Pajaziti, një 28-vjeçare nga Gjakova, nisi luftën ndaj paragjykimeve duke hapur të vetmen qendër mësimore në Kosovë që drejtohet nga një pjesëtare e komunitetit egjiptian.
Shfaq më shumë