“Bëhu zëri im”, u quajt marshi i organizuar sot në përkrahje të grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë. Në këtë ngjarje morrin pjesë qindra qytetarë, përfshirë edhe krerë insistucionalë. (Video dhe Montazhi: Bujar Tërstena)
Për Shpresa Bucollin nga Prishtina, është hera e 25-të që ajo dhuron gjak. Shpresa është dhuruese e rregullt e gjakut në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut në Prishtinë. Ajo thotë se është një ndjenjë shumë e mirë dhe e veçantë për të.
Shasivar Kabashi nga Theranda agjëron së bashku me dy prindërit e tij më shumë se 10 vite. Iftaret dhe syfyret i presin së bashku dhe Shasivari thotë se ndjehet shumë mirë në ambientin e ngrohtë familjar.
Të rinjtë e anketuar nga Radio Evropa e Lirë janë shprehur se profesione të ndryshme u duken atraktive. Megjithatë, ata thanë se drejtimet që kanë zgjedhur për të studiuar u janë imponuar për shkak të gjetjes së një vendi pune.
Leximi i librit zë vend të madh te të rinjtë e Prishtinës. Por, sipas tyre nuk kanë edhe shumë kohë që të lexojnë libra sipas dëshirës së tyre pasi janë të ngarkuar me literaturë të drejtimeve që ata i ndjekin.
Në rubrikën e përjavshme VOX, të Radios Evropa e Lirë, kemi anketuar të rinjtë lidhur me dallimet mes moshatarëve të tyre në vendet të Bashkimit Evropian. Sipas tyre, fusha e arsimit dhe mundësive për punësim janë ato që kanë nevojë për përmirësim.
Artisti i fotografisë Arian Mavriqi, kontribuon shumë në eksplorimin e natyrës. Mavriqi, pos që e ka profesion fotografinë, ai gjithashtu thotë se për të është kënaqësi të shkrep fotografi të shpezëve që janë parë për herë të parë në Kosovë. Rast konkret është fotografimi i shqiponjës Buteo.
Në Komunën e Gjakovës numri i përgjitshëm i banorëve është mbi 95 mijë me strukturë të ndryshme etnike dhe fetare. Por, disa nga të rinjtë thonë se Gjakova njihet për toerancë fetare dhe etnike. Në rubrikën e përjavshme të Radios Evropa e Lirë, VOX, disa nga të rinjtë e kësaj komune janë përgjigjur
Përdorimi i teknologjisë dhe i telefonave të mençur është bërë pjesë e pandashme e jetës së njerëzve. Në rubrikën e përjavshme 'VOX', disa nga të rinjtë thonë se teknologjinë e përdorin për arsye të ndryshme duke filluar nga kërkimi i materialeve për studim e deri te rrjetet sociale.(Video: A.Hoti)
Monasia Bolduc nga New Yorku, në fillim të këtij viti është bërë pjesë e ekipit të basketbollit të Prishtinës për femrat. Ajo është basketbollistja e parë me ngjyrë që luan për ekipin e femrave për Prishtinën. (Video: Arben Hoti)
Agnesa Geca është pronare e restaurantit Sonder ku punojnë vetëm gra. Agnesa thotë se ajo dëshiron të forcojë vetëbesimin e grave si dhe t'i thyej tabutë se një grua nuk mund të punojë në kafiteri në Kosovë.
Në Kosovë, sidomos në media online, të rinjtë shumë shpesh hasin në lajme të rreme. Për rubrikën e përjavshme "VOX", disa nga të anketuarit thonë se lajmet e rreme kryesisht i hasin në rrjetet sociale, por edhe media online...(Video: Bujar Tërstena)
Të jesh ekspert në teknologji informative në Kosovë duket më shumë si një punë për meshkuj. Por, shumë vajza dhe gra kosovare janë duke e thyer këtë tabu. Arta dhe Fiona janë dy motra të cilat drejtojnë shkollën teknologjike JCoders, për t’i mësuar fëmijët se të krijojnë programe kompjuterike.
Shumica e grave në Kosovë nuk e gëzojnë të drejtën e pronësisë. Të anketuarit për rubrikën "VOX", nga Radio Evropa e Lirë, thonë se trashëgimia e familjes duhet të ndahet në mënyrë të barabartë ndërmjet vëllezërve dhe motrave, sic parashihet edhe me ligjet në fuqi në Kosovë. (Video: Bujar Tërstena)
Gentiana Beqa është kampione e bodybuildingut dhe fitnesit në botë. Gentiana, nënë e tri vajzave, thotë se e ka përkrahjen e familjes së saj, edhe pse për të arritur deri këtu asaj i është dashur shumë mund.
Shfaq më shumë