Një aktivist i ri rus kujton sa herë është detyruar të marrë ilaçe, që i kanë ndikuar në kujtesë, si ndëshkim për pjesëmarrje nëpër protesta. Një praktikë e tillë besohet se është kthyer në trend në Rusi, që nënkupton dërgimin e kritikëve të regjimit nëpër qendra psikiatrike.
Mbi qytetin e Bahmutit, një ekip zbulimi i ushtrisë ukrainase drejton një dron të prodhuar në vend, të quajtur Leleka, i cili ka një kohëzgjatje maksimale fluturimi prej 2 orë e gjysmë.
I burgosuri më i famshëm politik në Rusi e kalon shumicën e kohës në një qeli izolimi prej 2.5 - 3 metrash. Mbështetësit e Aleksei Navalnyt e kanë krijuar një ekspozitë lëvizëse, duke treguar se si duket qelia e tij.
Me përfundimin e pranverës në Kirgizi - vend i Azisë Qendrore pa dalje në det - kalorësit duhet t’i çojnë kuajt e tyre në kullota më të gjelbra, që gjenden majave të maleve.
Këta janë disa nga personat që filluan një inkursion të armatosur nga Ukraina në rajonin e Belgorodit të Rusisë, më 22 maj. Të gjithë ata janë shtetas rusë, disa prej tyre kanë qenë anëtarë aktivë të grupeve të ekstremit të djathtë ose neo-naziste, ndërsa të tjerët kanë shërbyer në shërbimet e sigurisë ruse. (Përgatitën: Valona Tela dhe Arben Hoti)
Një kolonel rezervë në ushtrinë ukrainase ka thënë se luftimet në rajonin rus Belgorod, kanë qenë “mision luftarak i zbulimit”, i nisur nga njësitet e shtetasve rusë, që kanë luftuar në anën e Kievit, prej vitit 2014. Qeveria ukrainase ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me incidentin.
Një zëdhënës i ushtrisë ukrainase ka thënë më 22 maj se forcat ruse kanë rënë “në grackë” në Bahmut dhe se trupat ukrainase janë duke avancuar për t’i rrethuar rusët brenda në qytet.
Udhëheqësi bjellorus, Alyaksandr Lukashenka, është shfaqur në publik për herë të parë pas gjashtë ditësh. Ka spekulime se shëndeti i tij është përkeqësuar. Lukashenka është në pushtet që nga viti 1994 - çfarë do të sjellë e ardhmja nëse ai vdes? (Përgatitën: Valona Tela dhe Bujar Tërstena)
Rrugë të zbrazura, ndërtesa të bombarduara dhe kratere të gjatësisë së një autobusi. Por, asnjëra nuk përbën arsye të mjaftueshme për banorët e paktë të fshatit ukrainas, Novomihajlivka, që të largohen prej aty.
Një burrë i moshuar la pas gjithçka, pasi u largua nga shtëpia e tij në Çasiv Jar. Para se të ikte, ai hapi dyert për ushtarët ukrainas, të cilët tani po e ruajnë shtëpinë e tij.
Pasi u rekrutuan nga burgjet për të luftuar në Ukrainë, disa mercenarë nga grupi privat ushtarak, Wagner, akuzohen se kanë kryer krime të dhunshme në Rusi, përfshirë vrasje.
Një bujk ukrainas ka gjetur një mënyrë të re për të vazhduar punimin e arave të tij, pasi ato janë mbushur me mina ruse. Ai ka blerë një traktor të përdorur, e ka veshur atë me blindë dhe e ka lidhur me një pajisje për ngasjen e tij me telekomandë.
E liruar së voni në kuadër të një shkëmbimi të burgosurish, ushtarja ukrainase, Valeria Subotina, ka treguar për projektin e Radios Evropa e Lirë, Current Time, se si i ka përballuar 327 ditë robërimi rus si e burgosur e luftës.
Vullnetarët në qytetin ukrainas, Herson, po punojnë pa pushuar për të ndihmuar në rigjallërimin e qytetit dhe riparimin e shtëpive të banorëve. Duke e përshkruar atë si “qytet gjysmë të vdekur”, një banor tha se rindërtimi është sfidues dhe i rrezikshëm, pasi Hersoni ende po bombardohet nga Rusia.
Nxënësja ruse, Varvara Zholiker, është gjendur nën hetime policore, pasi publikoi një flamur ukrainas në rrjetet sociale. Një mësues e kishte raportuar atë në polici, ndërsa familja e saj po vazhdon të mbikëqyret nga autoritetet.
Xhenierët e një brigade sulmuese ukrainase rrezikojnë gjithçka për ta pastruar vijën e frontit nga minat e vendosura nga forcat ruse – dhe për t’i vendosur të tyret. Ata shpesh punojnë vetëm disa qindra metra larg pozicioneve ruse, duke u ekspozuar ndaj sulmeve potenciale.
Fondacioni Save Ukraine solli në shtëpi 17 fëmijë ukrainas që ishin marrë nga autoritetet ruse dhe ishin dërguar në Krimenë e aneksuar. Prindërit e tyre ishin bindur nga forcat pushtuese në rajonin e Hersonit që t’i dërgonin fëmijët e tyre në një kamp veror në Krime, për t’i ikur luftës.
Ushtarët ukrainas po i mprehin aftësitë e tyre për t’i rrëzuar dronët e prodhimit iranian me armë automatike. Forcat ruse i përdorin dronët e tillë për të kryer sulme nëpër Ukrainë, përfshirë ndaj ndërtesave të banimit dhe infrastrukturës civile.
Banorët që kanë qëndruar në qytetin lindor Avdijivka, në Ukrainë, tani kanë vendosur të largohen në ndonjë vend më të sigurt, teksa rreziku po rritet. Në komunën e goditur rëndë janë ashpërsuar bombardimet nga artileria ruse.
Shfaq më shumë