A e rrëzoi një raketë Patriot aeroplanin gjurmues të Rusisë?
Kievi pretendon se ka rrëzuar, më 14 janar, një avion gjurmues A-50. Nëse konfirmohet, kjo do të ishte një goditje e madhe për përpjekjet luftarake të Rusisë. (Përgatiti: Syzanë Paçarizi)

1
Një avion rus me sistemin e paralajmërimit dhe kontrollit të hershëm Beriev A-50, duke fluturuar mbi qendrën e Moskës, në maj të vitit 2019.
Kievi pretendoi më 15 janar se ushtria e tij rrëzoi një avion gjurmues A-50 mbi Detin Azov. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ai nuk kishte "asnjë informacion" për sulmin nga Ukraina ndaj aeroplanit. Ai i drejtoi gazetarët rusë te Ministria e Mbrojtjes, e cila nuk është deklaruar në lidhje me pretendimin.

2
Oficerët e radarit brenda një A-50 gjatë një fluturimi stërvitor.
Avionët gjurmues janë një objektiv shumë i vlefshëm për shkak të kostos së tyre -- deri në gjysmë miliardë dollarë për avion -- dhe informacionit për situatën në kohë reale që i ofrojnë makinerisë ruse të luftës. Avioni shërben si një lloj "kulle kontrolli" ajror me radar 360 shkallë, i aftë për të gjurmuar dhe identifikuar avionë ose anije nga qindra kilometra larg.

3
Një A-50 duke fluturuar në grup bashkë me avionë luftarakë mbi Moskë më 2010.
Rrezatimi i fuqishëm i avionit gjurmues mund të zbulohet nga forcat armike, por për shkak të lëvizshmërisë së tij dhe rrezes së radarit "mbi horizont", avioni A-50 është shumë më i vështirë për t'u shënjestruar sesa sistemet e radarëve me bazë tokësore.

4
Një avion rus A-50 në një aeroport të Bjellorusisë në vitin 2005.
Sistemi i radarit të avionit është i vendosur në një "rotodome" (pjatë) të gjerë gati 10 metra, e cila rrotullohet me shpejtësinë e një grirëse akulli (slushie machine). Avioni është i pajisur me një shtresë ari në dritaret e tij për të mbrojtur ekuipazhin e tij të fluturimit nga nivelet e larta të rrezatimit që pompohen nga radari i tij.