Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Loriana Kuka është xhudistja më e re e familjes Kuka nga Peja. Ajo, gjatë vitit 2020, ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare, në të cilat ka marrë dy medalje të bronzta. Në vitin 2021, Loriana shpreson të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që do të mbahen në Tokio.
Disa qytetarë të intervistuar në Prishtinë thonë se janë lodhur nga pandemia dhe mezi presin që ajo të përfundojë. Disa prej tyre tashmë kanë bërë plane se çka do të bëjnë pas mbarimit të pandemisë.
Në Ministrinë e Drejtësisë janë ekspozuar punime dore të punuara nga gratë e dhunuara gjatë luftës. Këto punime dore po kërkohet që të jenë edhe dhurata protokollare. Një kënd i tillë është hapur më herët edhe në Kuvendin e Kosovës.
Që nga djegia e disa antenave të telefonisë mobile në veri të vendit më 2008, në disa pjesë të kësaj pjese të territorit të Kosovës mungon sinjali i operatorëve Vala dhe IPKO, por jo edhe i operatorit serb, Mts d.o.o që ka leje të kufizuar.
Një grua 90 vjeçare nga Britania e Madhe, është bërë personi i parë në botë që ka marr vaksinën kundër COVID-19, pak ditë pasi ky vend aprovoi vaksinat e prodhuara nga Pfizer dhe BioNTech.
Gjetja e një vendi pune është sfidë e vështirë për të rinjtë kosovarë. Studentët që kanë diplomuar së fundmi, nuk presin se do të punësohen shpejt. Ata thonë se pandemia e koronavirusit të ri, i ka tkurrur mundësitë për vende pune, si në sektorin publik, po ashtu edhe në atë privat.
Spitali Rajonal në Pejë ka shumë pak shtretër të lirë për të infektuarit me koronavirus. Sigurimi i oksigjenit për pacientët si dhe infektimi i stafit janë sfidat më të mëdha për këtë spital në të cilin trajtohen qytetarët e Pejës, Deçanit, Istogut dhe Klinës.
Për shkak të mosrespektimit të masave kundër koronavirusit, në Prishtinë është ndërprerë vaksinimi kundër gripit sezonal. Në fazën e parë, në kryeqytetin e Kosovës është paraparë të vaksinohen 12 mijë persona, kryesisht të moshuar.
Mijëra ulëse të stadiumit ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, janë mbështjell me logo te luleve anemone. Këto lule janë bërë simbol i fushatës ‘Bëhu Zëri Im’ për të përkrahur të gjitha viktimat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatës luftës së fundit në Kosovë.
Evropa dhe Shtetet e Bashkuara po luftojnë për të përballuar rastet në rritje me COVID-19; udhëzimi i ri konfirmon fuqinë mbrojtëse të maskave të fytyrës; një trajtim i antitrupave merr dritën e gjelbër dhe shefi ekzekutiv i një prodhuesi vaksinash paralajmëron për muaj të vështirë përpara se të vij
Azerbajxhanasit që u arratisën nga rajoni i shkëputur i Nagorno Karabakut gjatë konfliktit me armenët në vitet e 90-ta, tani po presin me padurim të kthehen në fshatrat e tyre. Por, derisa armenët largoheshin, ata dogjën shtëpitë e tyre dhe shkatërruan shtyllat e energjisë elektrike.
Presidenti i deritashëm i Kosovës, Hashim Thaçi, është dërguar në Hagë përmes Aeroportit të Prishtinës. Së bashku me Thaçin ka shkuar edhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, dhe deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi.
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se është ndjerë si “supermen” pasi është trajtuar për koronavirus. Ai po e shfrytëzon shërimin e tij për t’i siguruar amerikanët se “pandemia do të marrë fund shpejt”. Sfiduesi i tij, Joe Biden, ka thënë se presidenti e ka keqmenaxhuar krizën.
Policë nga Kosova dhe Serbia tashmë po bëjnë kontrolle në një ndërtesë të përbashkët në Merdare, vendkalimi më i frekuentuar që lidh të dy vendet.
Parada e Krenarisë që u organizua për herë të katërt në Kosovë, u mbajt me vetura për shkak të pandemisë COVID-19. Ky komunitet ka kërkuar që të respektohen të drejtat e tyre, duke përfshirë edhe lejimin e martesave të gjinisë së njëjtë.
Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence, dhe kandidatja demokrate për zëvendëspresidente, Kamala Harris, kanë debatuar për herë të parë të mërkurën - më pak se një muaj nga mbajtja e zgjedhjeve në SHBA.
Shumë fermerë në Kosovë po e derdhin qumështin në lumë dhe kanalizim, pasi nuk po kanë se ku ta shesin atë. Sipas Shoqatës së Qumështarëve, arsye për këtë është se fabrikat e produkteve të qumështit po e përdorin vajin e palmës dhe po marrin pak qumësht nga fermerët.
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Mehmet Kraja, për REL thotë se në dialogun me Serbinë nuk duhet të diskutohet për sovranitetin e Kosovës. Kraja thotë se të gjitha marrëveshjet me Serbinë, kanë një koncesion që Kosova i bën Serbisë.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se pajtohet me idenë e ndërmjetësuesit amerikan, Richard Grenell, që Liqeni i Ujmanit të quhet Liqeni Trump. Një ide e tillë, për liqenin që shtrihet më shumë se 70 për qind në Kosovë, është përkrahur edhe në Beograd.
Hysni Gucati, kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, dhe zëvendësi i tij, Nasim Haradinaj, janë arrestuar në Prishtinë me urdhër të Prokurorisë Speciale me seli në Hagë.
Shfaq më shumë