Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga kombëtarja e Anglisë me rezultat 4:0 në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë. Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të kualifikimeve për EURO 2020, ku Kosova siguroi vendin e tretë me 11 pikë pas humbjes nga Çekia dhe Anglia.
Një grua me prejardhje nga Kosova, që jeton në Kanada, ka kaluar testet e para për t’u bërë pilote. Ajo thotë se ëndrra e saj më e madhe është të aterojë në aeroportin e Prishtinës duke drejtuar ndonjë aeroplan udhëtarësh të tipit Boeing 737.
Kombëtarja e futbollit të Kosovës do të ndeshet me atë të Çekisë për kualifikim në kampionatin evropian të futbollit “Euro 2020”. Kjo e fundit do të jetë nikoqire e Kosovës, më 14 nëntor dhe ndeshja do të zhvillohet në qytetin çek Plzen.
Kryetari i Federatës se Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kombëtarja e Kosovës po punon fort që të kualifikimin në “Euro 2020”.
Mijëra qytetarë sot marshuan në Prishtinë me moton “Një popull për drejtësi” në trevjetorin e vdekjes së aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari. Në këtë marsh kanë marrë pjesë familjarë të aktivistit Astrit Dehari, përfaqësues politikë, përfshirë edhe liderin e Vetëvendosjes Albin Kurti
Pesë të rinj nga Gjakova të mbështetur nga Fondacioni ‘Bonevet’ dhe disa donatorë të tjerë, arritën pas dy vjetëve pune ta ndërtojnë një makinë elektrike. Ata shpresojnë se projekti i tyre i quajtur "Electric Buggy”, (Makinë Elektrike) do të zgjerohet në të ardhmen.
Tani jam i fokusuar që të dy palët (Kosovën dhe Serbinë) t’i kthej në tavolinë, t’i kthej në negociata, t’i kthej te puna serioze dhe e vështirë për të folur për këto çështje për të identifikuar kompromiset dhe për të lëvizur procesin përpara.
Valbona Tafilaj, psikiatre në QKUK, vazhdon të trajtojë gratë dhe fëmijët e kthyer nga Siria në Kosovë, në prill të këtij viti. Ajo tregon se ata kanë përjetuar trauma të ndryshme për shkak të luftimeve që kanë ndodhur në Siri.
Blerta Bytyqi nga Prizreni, nënë e dy fëmijëve, është gruaja e parë që bart mbulesën dhe është kampione në garat me makina në Kosovë.
Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për koalicionin e ardhshëm qeverisës dhe për vazhdimin e dialogut. Osmani po ashtu thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë ndryshimin e kufirit me Serbinë, si pjesë e një marrëves
Dy të rinj nga Prishtina kanë nisur të grumbullojnë gjëra të plastikës në deponi të ndryshme për t’i shndërruar në gjëra të vlefshme. Më këtë, ata duan ta rrisin vetëdijësimnin tek të tjerët për mjedisin se ku jetojnë.
Banorët e fshatit Biti e Poshtme të komunës së Shtërpcës, frikësohen se shumë shpejt lumi Lepenc që kalon para shtëpive të tyre, do të mbetet pa ujë si pasojë e ndërtimit të një hidrocentrali që nisi pesë vjet më parë.
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se ardhja e tij në postin e kryeministrit, do të thotë fillimi i qeverisjes së mirë me një njeri, i cili e kupton që politika është shërbim, është përfaqësim, dhe që politika është vullnet e vizion.
I dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u takua sot në Prishtinë me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Më vonë gjatë ditë, Grenell është paraparë që të takohet edhe me liderë të tjerë politikë në Kosovë, përfshirë edhe Albin Kurtin, partia e së cilit d
Në Qendrën e Numërimit në Fushë Kosovë është duke u bërë pranimi i materialit zgjedhor si dhe po bëhet skanimi i listave përfundimtare të votuesve. Në këtë qendër pritet të bëhet edhe numërimi i votave me kusht, ato me postë dhe votat e personave me nevoja të veçanta.
Qytetarët serbë të Graçanicës presin që pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të Kosovës, të kenë jetesë më të mirë dhe perspektivë për të rinjtë. Ata presin edhe vendosje të marrëdhënieve të mira ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që populli te jetojë i qetë.
Qytetarët me të drejtë vote po zgjedhin të dielën përfaqësuesit e tyre në Kuvendin e Kosovës, nga i cili më pas do të zgjidhet edhe qeveria e ardhshme. Ata thonë se presin që vendi duhet të ecë më shpejt drejt zhvillimit ekonomik dhe liberalizimit të vizave.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, gjatë hapjes së votimeve, ka bërë thirrje për kujdes nga të gjitha palët për mbarëvajtje të procesit.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për postin e kryeministres, Vjosa Osmani, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se nuk do të krijojë ndonjë koalicion qeverisës me Partinë Demokratike të Kosovës, por synon që të bashkëqeverisë me Lëvizjen Vetëvendosje.
Lumturie Muhadri është referja e parë grua, e cila është e licencuar nga FIFA dhe drejton ndeshjet e super-ligës së meshkujve në Kosovë.
Shfaq më shumë