Bujar Tërstena është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Kosova ka kujtuar afro 3,000 persona të vrarë në vitin 2001 në sulmet terroriste në Nju Jork dhe Uashington të SHBA-së. Homazhe janë mbajtur në Bulevardin Bill Clinton, në Prishtinë. Zjarrfikësit, policia dhe ambulancat kanë ndezur sirenat në kujtim të viktimave.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kanë pasur vlerësime pozitive për marrëveshjen e arritur ekonomike mes dy vendeve duke thënë se tash ajo do të krijojë vende të reja pune. Trump tha se administrata e tij ka propozuar një rrugë të re për t’i tejkaluar
Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar marrëveshje për normalizim ekonomik në Shtëpinë e Bardhë. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje mori pjesë kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Sa janë mundësitë që lideri opozitar rus, Aleksey Navalny të mbijetojë? Autoritetet gjermane thanë se ai është helmuar me Noviçok, një agjent nervor që mund të shkaktojë vdekje.
Disa nga qytetarët e anketuar nga Radio Evropa e Lirë në Prishtinë, kanë thënë se nuk presin ndonjë marrëveshje përfundimtare në takimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, pranoi formalisht nominimin për mandatin e dytë. Fjalimi i tij në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, u përqendrua kryesisht në kritika të ashpra ndaj kundërshtarit demokrat, Joe Biden.
Fillimi i vitit shkollor në Kosovë është shtyrë për datën 14 shtator. Vendimin e ka bërë të ditur ministri i Arsimit dhe Shkencës në Kosovë, Ramë Likaj, pas takimit me përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, përfaqësues të sindikatës së arsimit dhe ata të këshillit të prindërve.
Të paraburgosurit që janë mbajtur pas protestave antiqeveritare në Bjellorusi, i kanë përshkruar, siç thonë ata, rrahjet, poshtërimet dhe se si kanë qenë subjekt i kërcënimeve për përdhunim nga forcat e sigurisë. Protestat shpërthyen më 9 gusht, pasi presidenti Alyaksandr Lukashenka shpalli fitore.
Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se koronavirusi nuk shpërndahet përmes ushqimit. Një kompani në Izrael ka shpikur një lloj testimi të ri që mund të bëhet brenda një sekonde dhe do të kushtojë vetëm 25 centë.
Mungesa e interpretit të gjuhës së shenjave në mesazhet e Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë për masat kundër sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi, ka lënë të painformuar rreth 10,000 persona që nuk dëgjojnë fare ose kanë vështirësi në dëgjim.
Pandemia ka goditur sektorin e transportit duke u shkaktuar shumë humbje kompanive që bëjnë bartjen e pushuesve kosovarë në bregdetin shqiptar dhe atë malazez. Një nga këto kompani është edhe Sharr Travel. Pronari i saj thotë se gjatë kohës së pandemisë ka humbur rreth një milion euro.
Shumë pronarë të kafiterive në gjithë Kosovën kanë mbyllur lokalet e tyre të hënën në mesditë në shenjë proteste
Qindra punëtorë të Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë dhe Kuvendit.
Banorët e Prishtinës do të mund të bëjnë testin serologjik për të parë nëse kanë qenë të infektuar me koronavirus.
Pas tre vjetëve të hapjes, restoranti Sonder i udhëhequr nga Agnesa Geca, po ballafaqohet me një situatë të rëndë, si pasojë e pandemisë COVID- 19.
Policë të Kosovës janë parë duke ndaluar shumë qytetarë në sheshet e Prishtinës dhe duke ju sugjeruar atyre mbajtjen e maskave. Që nga e hëna autoritetet e Kosovës kanë thënë se do të shtohen masat kundër pandemisë. Një vendim i tillë ka ardhur pas rritjes së numrit të të infektuarve dhe të vdekurv
Lumi Llap është shndërruar viteve të fundit në vendin ku banorët përreth tij derdhin mbeturinat dhe ujërat e zeza. Kosova njihet me numër të vogël të lumenjve, por ndotja e tyre është shumë e madhe.
Një infermiere në Kili ka gjetur një mënyrë interesante për t’i argëtuar pacientët e saj me Covid-19. Dy herë në javë ajo sapo të përfundoj punën merr violinën e saj dhe argëton pacientët më këngë të njohura latine.
Qeveria e Kosovës ka marr masa të reja për të ndaluar përhapjen e pandemisë pasi vendi ka shënuar numrin më të madh të fatalitetit dhe infektimeve në një ditë. Vetëm ditën e shtunë në Kosovë kanë vdekur 8 persona si dhe 178 të tjerë janë infektuar.
Shfaq më shumë