Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovë, të institucioneve të larta dhe të Listës Serbe, e konsiderojnë marrëveshjen për formimin e Asociacionit apo Bashkësisë së komunave me shumicë serbe, si mjaft të kënaqshme.
Përfaqësuesit serbë në Kosovë kanë mendime të ndara rreth Asociacioni të Komunave me shumicë serbe. Disa thonë se nuk do të kenë ndonjë përfitim, ndërsa tjerë presin që ky organ t’i forcojë ata.
Kurset për gjuhën shqipe në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, në mesin e studentëve të huaj, janë duke i përcjellë edhe studentet serbe nga Universiteti i Beogradit.
Ashpërsimi i diskursit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përfshirë edhe polemikën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ndërmjet dy kryediplomatëve, Thaçi dhe Daçiq, pasqyron situatën reale të mosdurimit të dy vendeve, vlerësojnë analistët.
Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është tubimi më i madh dhe më i rëndësishëm i shkencave albanologjike, të cilat janë shumë-dimensionale dhe multi-disiplinare, thonë studiuesit, shqiptarë dhe të huaj.
Asociacioni apo Bashkësia e komunave me shumicë serbe janë dy terme për një mekanizëm dhe ato kanë dallime në kuptime, vlerësojnë njohësit e zhvillimeve politike dhe juridike.
Procesi i integrimit të të një numri të pjesëtarëve të së ashtuquajturës “Mbrojtja civile” në institucionet e Kosovës ka nisur, por problematike duket se do të jetë çështja e atyre që nuk do të integrohen...
Në Prishtinë, të hënën është hapur Seminari i 34-të Ndërkombëtar për Gjuhën Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Seminari është vlerësuar si një nga ngjarjet me të rëndësishme kulturore dhe shkencore të Kosovës.
Ditën e hënë, Kuvendi i Kosovës do të votojë sërish për ndryshimet kushtetuese që do ta hapin rrugën për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Bastisja dhe kontrolli i dy institucioneve financiare, në Graçanicë dhe Mitrovicë të veriut, të mërkurën, është ndërmarrë me dyshimin për shmangie të tatimit, thonë zyrtarët e Policisë së Kosovës.
Autoritetet e Kosovës thonë se janë në betejë që Kosova të anëtarësohet në UNESCO, ndërkohë që autoritetet e Serbisë, thonë se po bëjnë çdo gjë për ta penguar një gjë të tillë.
"Lista Serbe do ta votojë amendamentin kushtetues për themelimin e Gjykatës Speciale, por nuk do të votojë për themelimin e FAK-ut, në formën që ekzistojnë propozimet tash për tash", thotë Branimir Stojanoviq.
Pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, është bërë e ditur që në seancën e radhës nuk do të diskutohet çështja e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte.
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpërbërjen, përkatësisht, integrimin në institucione të 483 personave nga formacioni i ashtuquajtur “Mbrojtja civile” që vepron në veri të Kosovës, ka nxitur reagime të liderëve serbë në veri të vendit.
Kosova nuk është çerdhe e as promovuese, por është cak dhe shënjestër e terrorizmit dhe radikalizmit të dhunshëm, ka thënë në një konferencë, Shpend Maxhuni drejtor i Policisë së Kosovës.
Pas deklaratave në Prishtinë, të shefit të diplomacisë greke, Nikos Kotzias, se Greqia është e gatshme ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në UNESCO dhe në Interpol, autoritetet në Serbi kanë reaguar.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se ditën e diel ka gjetur armë, municion dhe disa rroba, te liqeni i Badovcit. Ditë më parë afër këtij lokacioni ishin arrestuar 3 persona të dyshuar për terrorizëm.
Procesi për zbardhjen e të pagjeturve të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, ka shënuar ngecje tash e 3 muaj, që nga gërmimi i fundit në një lokacion të dyshuar si varrezë masive, në rrethinën e Novi pazarit, në Serbi.
Në qoftë se do të arrihet marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për pakon e temave për të cilat është diskutuar në Bruksel, barrikada e ashtuquajtur “Parku i paqes, do të hiqet më 1 tetor, thotë Agim Bahtiri.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe njohës të rrethanave të sigurisë në vend, vlerësojnë se Kosova nuk është imune ndaj terrorizmit, ndërkohë që sipas tyre, institucionet po bëjnë punën e tyre.
Shfaq më shumë