Bekim Bislimi është gazetar i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Praktikat e deritashme në botë kanë treguar se personat e dënuar për vepra penale të terrorizmit, ekstremizmit dhe radikalizmit fetar, kanë rritur rrezikun e përhapjes së ideologjive ekstremiste edhe te personat tjerë në institucionet korrektuese apo burgje.
Neglizhimi i të rinjve në mjediset rurale nga institucionet e shtetit, ia ka bërë të rinjtë që tu besojnë më shumë institucioneve fetare dhe prijësve fetarë, thonë hulumtimet e fundit në Kosovë.
Çështja e mungesës së sigurisë në veri të Kosovës është aktualizuar sërish në fundjavën e kaluar, pas plagosjes së dy të rinjve me armë zjarri në një lokal në Zveçan dhe më pas, në një incident tjetër, është plagosur lehtë një polic nga një sulm me bombë, e cila është hedhur mbi një patrullë të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të veriut.
Qytetarët e Kosovës më shumë u besojnë institucioneve fetare se atyre të shtetit. Ky është rezultati që del nga Barometri i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë. Përfaqësuesit e kësaj qendre, kanë theksuar se qytetarët nga zonat rurale janë neglizhuar nga institucionet shtetërore, ndërsa qëndrimet e tyre i kanë më shumë të përafërta me prijësit e tyre fetar.
Kampionati Evropian i Futbollit, i cili fillon të premten, më 10 qershor, në Francë, ka nxitur interesimin e madh të dashamirëve të futbollit në Kosovë. Arbnor Morina, trajner i futbollit, vlerëson se ky kampionat do të jetë mjaft cilësor, për shkak të larmisë së cilësive që kanë përfaqësueset e shteteve pjesëmarrëse në kampionat, në mesin e të cilave, për herë të parë, do të jetë edhe Shqipëria.
Në të dyja partitë e koalicionit qeverisës në Kosovë, PDK dhe LDK, ka deputetë që nuk pajtohen me politikat dhe vendimet e caktuara të koalicionit, vlerësojnë dy nga deputetët e këtyre partive, Nait Hasani nga PDK dhe Arben Gashi nga LDK. Por, ata kanë mendime të ndryshme lidhur me atë nëse do ta luhatin qëndrueshmërinë e koalicionit këto mospajtime.
Shumë shpejt, Qeveria e Kosovës do të bisedojë me përfaqësuesit e serbëve në institucione, për të arritur një pajtim për regjistrimin e popullsisë në katër komunat në veri të vendit, konfirmon zëdhënësi i kësaj qeverie, Faton Abdullahu.
Kosova nuk ka asnjë këmbim informacionesh me Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën, në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, ka thënë Skënder Hyseni, ministër i Punëve të Brendshme i Qeverisë së Kosovës.
Sinjalet e para të radikalizmit të individëve vërehen në familje dhe roli i grave padyshim që është thelbësor në promovimin e dialogut, ka thënë të mërkurën kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, në Konferencën ndërkombëtare për promovimin e dialogut ndërfetar, edicioni i pestë i së cilës po mbahet në Prishtinë.
Dy ekipe të futbollit nga Kosova, Feronikeli dhe Prishtina, pritet të bëhen pjesë e garave kualifikuese evropiane. Përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës, vlerësojnë se ato i kanë përmbushur kriteret e kërkuara nga UEFA, por se klubet ende gjenden në fazën fillestare të qasjes në gara ndërkombëtare.
"Nuk do të fillohet asnjë veprim për zbatimin e marrëveshjes për Asociacion e komunave me shumicë serbe pa zhbërjen e strukturave paralele, pa e marrë Kosova kodin telefonik shtetëror dhe pa u pavarësuar sistemi i transmisionit energjetik", thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Edita Tahiri, Ministre për Dialog e Qeverisë së Kosovës.
Autoritetet e Kosovës thonë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të formohet pa shuarjen e strukturave paralele. Drejtuesit e këtyre strukturave theksojnë se ato nuk do të shuhen kurrë.
Zbardhja e fatit të personave të pagjeturve, të cilët janë zhdukur gjatë luftës në Kosovë, pavarësisht që trajtohet si çështje humane, megjithatë vazhdon të jetë një çështje që mbahet peng nga politika, vlerësojnë zyrtarët e institucioneve të Kosovës përgjegjës për këtë çështje, por edhe përfaqësuesit e familjarëve të këtyre personave.
Partitë opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje, do të vazhdojnë ta kundërshtojnë marrëveshjen për Demarkacion të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi dhe ratifikimin e kësaj marrëveshjeje në Kuvendin e Kosovës.
Papunësia është problemi më i madhe me të cilin ballafaqohen të rinjtë në komunat e veriut të Kosovës, Mitrovicë e veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok. Ky është përfundimi, i cili ka dalë nga hulumtimi të cilin e ka bërë Klubi edukativ rinorë “Sinergija” nga Mitrovica e veriut.
Pas pranimit në FIFA, qasja ndaj futbollit të Kosovës duhet të avancohet, vlerësojnë përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës.
Federata Botërore e Futbollit – FIFA ka votuar të premten në favor të pranimit të Kosovës në këtë organizatë. Pavarësisht kundërshtimit dhe lobimit të Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, Kosova tani është anëtare e dy mekanizmave më të rëndësishëm të futbollit në botë.
Pritjet e Kosovës për pranimin në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) janë të mëdha dhe reale, vlerësojnë përfaqësuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës dhe ekspertë të këtij sporti. Vendimi pritet të merret sot në Kongresin e 66-të të FIFA-s.
Edhe pas rreth tre vjetësh që nga formimi i institucioneve lokale, të dala nga zgjedhjet lokale të Kosovës, në komunën e Mitrovicës së veriut vazhdojnë të funksionojnë strukturat paralele të mbështetura nga shteti i Serbisë.
Heqja e barrikadës së ashtuquajtur “Parku i paqes”, në urën kryesore mbi lumin Ibër, vazhdon të mbetet peng i mos-shënimit së kufirit administrativ ndërmjet komunave të Mitrovicës së jugut dhe të Mitrovicës së veriut.
Shfaq më shumë