Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Njëmbëdhjetë punëtorë nga Bangladeshi, të rekrutuar për të adresuar mungesën e fuqisë punëtore në Kosovë, “u zhdukën” pas vetëm një dite në punë në kompaninë “Dino” në Lipjan.
Dhjetëra qytetarë u grumbulluan në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë për të marrë pjesë në një marsh mbështetës për palestinezët. Pjesëmarrësit kërkuan që Kosova ta ndryshojë pozicionin zyrtar për luftën mes Izraelit dhe Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja.
Bardhësia e fanellave të lojtarëve të Izraelit përlloçej sa herë që futbollistët rrëzoheshin në fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”, gjatë ndeshjes kualifikuese për “Euro 2024” kundër Kosovës. Por, pse ishte fusha në atë gjendje dhe a lejon UEFA të zhvillohen ndeshje në kushte të tilla?
Mijëra monedha false janë duke qarkulluar në tregun e Kosovës. Mbi 40 mijë sosh janë ekzaminuar nga Agjencia e Forenzikës e Kosovës. Më të falsifikuarat janë monedhat 2 euroshe dhe kartëmonedhat 50 euroshe.
Ekipi i Radios Evropa e Lirë siguroi qasje në laboratorin e Agjencisë së Forenzikës në Kosovë, ku ekzaminohen paratë false. Ekspertë të kësaj agjencie raportojnë për shtim të monedhave dhe kartëmonedhave të falsifikuara në vitin 2023.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, tha se ka një urgjencë të madhe në Bashkimin Evropian që të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Kosovë.
E përballur me sfida të shumta gjatë jetës, Lendita Osmani, është kthyer në një grua që inspiron gra të tjera se asgjë nuk mund t’i pengojë ato në arritjen e qëllimeve të tyre. E lindur me probleme të lëvizjes së gjymtyrëve, ajo nuk u ndal së provuari që ta përmirësojë jetën.
Rritja e çmimeve në Kosovë po paraqet sfidë të madhe për shumë familje me të ardhura të ulëta, përfshirë atë të Islam Aliut, i cili tash e 26 vjet mban familjen duke bartur me karrocë mallrat që qytetarët blejnë në tregun e Prishtinës.
Më shumë se 60 policë të Kosovës kanë dhënë dorëheqje vullnetarisht këtë vit, e mbi 2.200 në total që nga themelimi. Arsyet janë të ndryshme, por kryesore mbeten pagat e ulëta, kushtet jo të mira të punës dhe mungesa e sigurimit shëndetësor dhe jetësor.
Ish-ndërmjetësuesi i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës dhe ish-presidenti finlandez, Martti Ahtisaari, vdiq në moshën 86-vjeçare. Ahtisaari luajti një rol të rëndësishëm në proceset që çuan në çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës.
Irena Stein - Steinova, një shqiptare që jeton në Izrael, ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si i ka përjetuar sulmet e grupit militant palestinez, Hamas, që nisën më 7 tetor. Derisa raportohet për shqiptarë të tjerë të ngujuar në Izrael, Irena thotë se nuk e ka në plan të largohet.
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë tha se hetimet lidhur me sulmin në Banjskë janë duke vazhduar në disa drejtime - analiza e armatimit të konfiskuar, lidhjeve të grupit të armatosur mes vete, si dhe planifikimi i tyre.
Banorët e fshatit Banjskë të komunës së Zveçanit po përpiqen t’i kthehen normalitetit, pas incidentit ku sulmues të armatosur u përleshën me Policinë e Kosovës.Policia vazhdon të jetë e pranishme në fshat, ashtu sikurse edhe ndjenja e pasigurisë dhe e ndrojtjes te qytetarët.
Mitralozat, raketahedhësit dhe mortajat - pjesë e armatimit të grupit që dyshohet se organizoi sulmin në Banjskë - kanë mundur të shkaktojnë dëme të mëdha ndaj forcave policore të Kosovës, sipas ish-kolonelit amerikan, Gian Gentile.
Autoritetet në Kosovë besojnë se politikani dhe biznesmeni serb nga veriu, Millan Radoiçiq, udhëhoqi sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit. Ai ka një histori të gjatë akuzash për krime, përfshirë vrasje e kërcënime.
Si u vra polici Afrim Bunjaku në Banjskë? Si ndodhi shkëmbimi i zjarrit mes Policisë dhe grupit të armatosur në veri? Kjo video përmbledh ndodhitë nga e diela në veri të Kosovës.
Një rrugë në Prishtinë u mbyll për vetura për të shënuar Ditën Botërore pa Makina. Disa qytetarë i gëzohen trafikut më të shkarkuar nga veturat, por të tjerë mendojnë se rrugët nuk duhet mbyllur pa alternativë qarkullimi.
Kampioni i Kosovës, klubi i futbollit nga Suhareka, FC Ballkani, shkroi historinë sezonin e kaluar duke u bërë klubi i parë nga Kosova që kualifikohet për pjesëmarrje në një garë evropiane. Këtë vit, ai do të garojë sërish në Ligën e Konferencës – këtë herë me qëllimin për të arritur edhe më shumë.
Për më pak se një muaj, në Kosovë do të hyjë në fuqi një vendim që synon të reduktojë përdorimin e qeseve plastike. Këto qese, deri më tani, qytetarët i kanë marrë falas ngado. Këtij vendimi po i gëzohen shumica, por ka skepticizëm për atë se si dhe sa do të zbatohet.
Derisa objekti i ri i Pediatrisë, i ndërtuar që më 2016, nuk është vënë ende në funksion, fëmijët e sëmurë po trajtohen në kushte të rënda në Repartin e Pediatrisë në kuadër të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë të Jugut.
Shfaq më shumë