Familjarë të Agon Zejnullahut, 27-vjeçarit i cili ka vdekur të hënën në Lipjan, pasi është ndaluar nga zyrtarët policorë, dhe qytetarë tjerë janë mbledhur më 8 korrik para Teatrit Kombëtar në Prishtinë, si shenjë kujtimi për të ndjerin. Vdekja e tij ka marrë vëmendje të konsiderueshme në Kosovë, meqë zyrtarët policorë janë arrestuar nën dyshimet për “vrasje nga pakujdesia”. Policia ka thënë se i ndjeri dyshohet se ishte nën ndikimin e alkoolit dhe duke sulmuar automjete e kalimtarë, kur është ndaluar nga autoritetet e rendit.
Ndizen qirinj në nderim të Agon Zejnullahut që vdiq në Lipjan

1
Motra e Agonit shihen tejet e mërzitur në ceremoninë e ndezjes së qirinjve.

2
Ceremonia është organizuar një ditë pas vdekjes së të ndjerit.

3
Policia e Kosovës ka thënë se Zejnullahu ka qenë jobashkëpunues me zyrtarët e rendit, mirëpo nga pamjet e shpërndara në mediat sociale, që është thënë se janë nga rasti në Lipjan, viktima duket me duar të lidhura dhe në gjunjë, ndërsa më pas bartet me auto-ambulancë.

4
Disa i kanë kritikuar zyrtarët policorë për "përdorim të tepruar" të dhunës.