Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Për shumë dekada shqiptarët kanë përdorur sapunë të bërë nga huma, që është një lloj argjile, për pastrimin e flokëve dhe trupit. Vitin e kaluar, një grua nga Prishtina ka filluar të prodhojë sapunë të tillë organikë.
Shitoret në veri të Mitrovicës janë të mbyllura, që nga mëngjesi i ditës së hënë. Në shenjë solidarizimi, nuk punojnë as kafeteritë, pompat e derivateve dhe taksitë. Kjo po shihet si protestë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës, të muajit nëntor 201, për taksën prej 100 për qind
Një 23-vjeçare nga Ferizaj punon si automekanike me babanë e saj që shtatë vjet. Gjatë gjithë punës asaj i është thënë se kjo punë është për meshkuj. Pasdite ajo punon edhe si banakiere.
Serbë nga Kosova dhe rajoni shënuan të premten Ditën e Shën Vidit, të njohur edhe si Vidovdan, në Gazimestan. Liturgjitë u udhëhoqën nga metropolitani Amfilohije dhe peshkopi Teodosije.
Një vajzë 17-vjeçare ka rrëfyer për Radion Evropa e Lirë se si ka shkuar në Siri kur i kishte vetëm 14 vjeç. Nga martesa e dytë, ajo ka një fëmijë. E kthyer së bashku me mbi 100 kosovarë të tjerë, ajo thotë se do ta ketë të vështirë të integrohet në shoqëri.
Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton dhe ish-sekretarja Madeleine Albright janë takuar me qytetarë, pas ceremonisë për shënimin e 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Bill Clinton tha në Prishtinë se Kosova është një ndër nderet më të mëdha të jetës së tij. Ai tha se ndihet krenar që ka ndihmuar në ndalimin e spastrimit etnik në Kosovë dhe për lirinë e këtij shteti.
Më shumë se 6 mijë shoferë të Kosovës janë pjesë e një grupi në Viber që i tregojnë njëri-tjetrit se ku ka kontrolle të policisë. Policia nuk ka folur për këtë çështje, por ekspertët thonë se ky lloj njoftimi shkakton aksidente.
Besimtarët myslimanë në Kosovë dhe në të gjithë botën, sot po festojnë Fitër Bajramin. Kjo festë vjen pas muajit të shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit.
Një artist nga Gjakova po synon të vendos një rekord të ri botëror në librin e Guiness me një mozaik prej 560 metrash katrorë, të punuar me drithëra. Në mozaik është paraqitur fotografia e presidentit amerikan, Donald Trump.
Prokuroria e Speciale e Kosovës ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se nga aksioni i policisë në disa lokalitete, kryesisht në veri të Kosovës janë ndaluar 19 zyrtarë policorë dhe 10 qytetarë të cilët i kanë penguar autoritetet e rendit në realizimin e aksionit.
Dy infermiere nga Kaçaniku çdo ditë pune udhëtojnë nga pesë kilometra për të vizituar nënat dhe fëmijët e tyre të vegjël në zonat më të largëta malore. Këto vizita kanë filluar që nga muaji korrik i vitit të kaluar.
Kur në muajt e parë të vitit 1999 e gjithë Kosova ishte në luftë, një foshnje nga Peja kishte mbetur pa prindërit e saj në spitalin e Prishtinës. Ata e panë vajzën e tyre vetëm pas mbarimit të luftës.
Kosova është para një sfide se si t’i riintegrojë mbi 100 personat që janë kthyer nga Siria. Duke folur në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Koordinatori Nacional për Parandalimin e Ekstremizmit Fatos Makolli, ka thënë se nuk duhet krijuar panik sepse të kthyerit nuk paraqesin rrezik.
Në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, presidenti Thaçi ka thënë se tarifa e vendosur për produktet me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, nuk do të hiqet, ndërsa ka folur edhe për Samitin e Berlinit, që sipas tij, nuk ka nxjerrë ndonjë konkluzion të qartë.
Lëvizja Vetëvendosje organizoi të premten një protestë në Prishtinë kundër Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe korrupsionit, siç u tha, në rritje në Kosovë.
Tri motra nga një fshat i Gjilanit ushtrojnë në një garazh sportin e pingpongut. Me gjithë kushtet e këqija, ato kanë arritur të shpallen disa herë kampione të Kosovës.
Në Qendrën për Mbajtjen e të Huajve në Vranidoll, të premten mbrëma janë vendosur 110 kosovarët e kthyer nga Siria. Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me ministrin e drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se në mesin e personave të kthyer janë edhe 4 luftëtarë.
Kulmet e qindra ndërtesave në gjithë Kosovën janë të mbuluara me materiale që kanë përmbajtje azbesti. Në rreth 60 shtete të botës prej vitesh është ndaluar prodhimi, importi dhe përdorimi i materialeve që kanë këtë përmbajtje.
Edhe pse boksi konsiderohet të jetë sport për meshkuj, këtë gjë e ka përmbysur boksierja kosovare Donjeta Sadiku, e cila është vajza e parë që i solli Kosovës medalje të artë në këtë sport.
Shfaq më shumë