Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Më 24 mars bëhen 20 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet e ish-Jugosllavisë. Fushata, që i dha fund luftës në Kosovë, zgjati 78 ditë.
Më 24 mars bëhen 20 vjet që nga dita kur NATO filloi bombardimet ndaj Jugosllavisë së atëhershme. Gjatë 78 ditëve sa zgjatën bombardimet, forcat policore e ushtarake serbe vranë mijëra civilë, në mesin e tyre edhe 49 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë.
Aktivistë të drejtave të njeriut janë mbledhur në qendrën kulturore sociale Termokiss, në Prishtinë kështu duke shitur rroba, ushqime dhe aksesore të ndryshme në mënyrë që të rrisin fondet për strehimoret në Kosovë të cilat janë vazhdimisht të rrezikuara të mbyllen.
Rizvan Duplak ka disa muaj që pastron xhaminë e Lipjanit dhe qytetarët që falen në këtë xhami ia kanë siguruar një pagë. 75-vjeçari që është i nacionalitetit boshnjak, para 10 vjetësh, ka ardhur të jetojë në Kosovë.
Në Prishtinë është hapur Muzeu i Iluzioneve ku perceptimi i objekteve dhe realiteti janë shumë larg. Aty janë paraqitur 36 iluzione optike.
Pak njerëz në Kosovë e njohin sportin e ragbit dhe rregullat e tij. Por, me iniciativën e një amerikaneje është formuar ekipi i parë i grave që luajnë këtë sport. Ekipi quhet Balkan Lynx Kosova që në shqip do të thotë Reqebullët e Kosovës.
Fehmi Musa, një taksist nga Fushë Kosova, ka vuajtur 3 vjet burgim pasi është shpallur fajtor se kishte ndihmuar disa persona në Kosovë që kanë tentuar të kryenin vepra terroriste. Musa thotë se është i pafajshëm dhe se tash e ka të vështirë t’i kthehet jetës së tij të mëparshme.
Ka tre vjet që Albert Bardhi nga Gllogoci, i cili është i verbër, lexon Kuranin në gjuhën shqipe të shkruar me alfabet Braj. Ky Kuran është botuar në vitin 2007 për personat e verbër në Kosovë, që i takojnë besimit islam.
Arijon Krasniqi, 18-vjeçar nga Malisheva, ka lindur pa duar. Duart i ka zëvendësuar me këmbët e tij, duke i përdorur për çdo gjë, madje edhe për të pikturuar. Këtë vit ai ka mbaruar shkollën e mesme, mirëpo nuk mund të vazhdojë fakultetin sepse nuk ka para ta paguajë një përcjellës.
Qytetarë të shumtë kanë festuar në sheshet e Prishtinës pas miratimit të tri ligjeve, përmes së cilave Forca e Sigurisë së Kosovës transformohet në Ushtri të Kosovës.
Që nga 21 nëntori kur ka filluar aplikimi i taksës 100 për qind për produktet që vijnë nga Serbia dhe Bosnja, Dogana e Kosovës, ka shtuar patrullimet përgjatë kufirit më Serbinë, me qëllim parandalimin e kontrabandës.
Nga 458 persona që kanë kërkuar azil në Kosovë, gjatë këtij viti, shumë nga ta vijnë nga zonat e luftës. Por, qëllim i tyre nuk është të qëndrojnë në Kosovë, por ta përdorin si transit për të arritur në vendet e Evropës perëndimore.
Pas katër vjetësh e gjysmë, imami Shefqet Krasniqi sërish mbajti ligjëratë në Xhaminë e Madhe në Prishtinë. Ai është rikthyer pasi që Bashkësia Islame e Kosovës ia miratoi kërkesën e parashtruar. Krasniqi tha se nuk ka bërë asnjë të keqe dhe se është maltretuar pa ndonjë arsye nga sistemi i drejtësi
Ndërtimtaria mbetet një nga profesionet më me rrezik në Kosovë. Për 5 vjet në këtë sektor kanë vdekur 93 punëtorë. Këto janë dhjetë rreziqet për jetën e punëtorëve.
Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit ka bërë me shtëpi e banesa qindra familje në Kosovë. Këtë herë Kastrati ka ndihmuar dy familje katolike në fshatin Zym të Hasit.
Komuniteti mysliman në Mitrovicë është bërë bashkë për të mbajtur të hapur një Kuzhinë Popullore, ku çdo ditë ushqehen rreth 250 qytetarë, të cilët e kanë të vështirë të sigurojnë ushqim për vete dhe familjen.
Xhamia e “Lagjes së Spitalit” në Prishtinë dallon shumë nga objektet e tjera fetare në Kosovë. Brenda saj ka librari, sallë leximi, sallë ping-pongu, sallë të pajisur me kompjuterë si dhe hapësira për takime të ndryshme që i shfrytëzojnë besimtarët.
Në pesë vjetët e fundit në Kosovë kanë vdekur 93 punëtorë gjatë punës në ndërtimtari. Me moton “Ndërtesat janë tuajat, jeta është e jona” është protestuar në Prishtinë për përmirësimin e kushteve të punës në sektorin e ndërtimtarisë.
Qëndresa Krelani është gruaja që theu akullin në gazetarinë sportive. Ajo është gazetare e sportit dhe komenton ndeshjet e futbollit në Radio Kosova. Qëndresa ka marrë shumë komente nga meshkujt që e kanë sugjeruar të qëndrojë në kuzhinë sepse "futbolli është për meshkujt".
Lavdim Peci është asamblist në komunën e Zveçanit dhe përfaqëson tri fshatrat shqiptare të kësaj komune. Përveç punës në komunë, ai punon edhe si taksist tash e 18 vjet.
Shfaq më shumë