Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në një konferencë për media, kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka njoftuar se Qeveria e Kosovës, gjatë javës së ardhshme do të marrë vendim që nga data 15 mars, të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.
Një zyrtare e Policisë së Kosovës në Gjilan ka vrarë katër anëtarë të familjes së saj dhe më pas ka kryer vetëvrasje. Prokuroria Themelore ka njoftuar se policja me inicialet V.B, kishte përdorur armën zyrtare, por nuk ka bërë të ditur detajet e motivit të vrasjeve.
Janë bërë 12 vjet prej se Kosova shpalli pavarësinë dhe qytetarët mbesin të ndarë sa i takon ndjenjës që ata kanë për flamurin kombëtar shqiptar dhe atë të shtetit të Kosovës.
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës duhet të ruhet më mirë, sepse, sipas saj, ajo rrezikon të dëmtohet. Osmani planifikon ta dërgojë dokumentin më të rëndësishëm të Kosovës në Muzeun Kombëtar.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka deklaruar se reciprociteti, të cilin ne e duam është reciprocitet, që shprehet në aspektin ekonomik e tregtar dhe politik, ashtu siç është shkruar në rezolutën e 7 dhjetorit 2011 në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në ditën e parë të punës të qeverisë së re, pritjet e qytetarëve kosovarë janë të mëdha. Ata thonë se presin nga kjo qeveri zhvillim ekonomik dhe punësim.
Valbona Berisha është duke dëshmuar në një gjykim në Gjykatën Themelore në Prishtinë kundër një personi, për të cilin ajo thotë se e ka parë duke ia marrë vëllain gjatë luftës në Kosovë. Që nga mbarimi i luftës, më 1999, krimet e luftës janë hetuar nga gjyqtarë dhe prokurorë të huaj.
Gjatë kohës së pushtimit nga Gjermania naziste, Shqipëria ishte një nga vendet e rralla ku gjatë Luftës së Dytë Botërore, popullata hebreje u rrit nga disa qindra në dy mijë persona. Ajo që i mbajti të gjallë hebrenjtë, ishte Besa, traditë kjo e lashtë shqiptare e përcjellë me shekuj.
Një nxënës i klasës së shtatë në Prishtinë, ka pasion numrat dhe programimin. Ai ka krijuar një faqe interneti për t'i ndihmuar bashkëmoshatarët e tij që të ushtrojnë matematikën.
Prishtina u është bashkuar shumë qyteteve në botë, duke performuar himnin “Dhunuesi je ti!” . Pjesëtarë të shoqërisë civile organizuan këtë performancë kundër dhunës ndaj grave.
Disa qindra qytetarë serbë të Graçanicës, nën organizimin e organizatave të të rinjve dhe me mbështetjen e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë, kanë mbajtur një marsh protestues. Marshi u mbajt me qëllim të mbështetjes së Kishës Ortodokse Serbe në Mal Të Zi.
Më shumë se 250 ish-ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë udhëtuar drejt Hagës vetëm në vitin 2019. Ata janë intervistuar nga prokurorë ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara, qoftë si dëshmitarë apo si të dyshuar.
Kosova u bë vendi i parë që ka kthyer 110 qytetarë të saj nga Siria, por integrimi i tyre vazhdon të mbetet sfidë për institucionet. Edhe gjatë vitit 2020 prokuroritë dhe gjykatat në Kosovë do të merren me gratë dhe burrat që akuzohen për pjesëmarrje në luftëra të huaja.
Aldi Hoxha nga “Down Syndrome Kosova” ka filluar punën në Trafikun Urban në Prishtinë. Ai evidenton çdo hyrje-dalje në këtë ndërmarrje. Nga gjithsej 900 persona në Kosovë me sindromën Down, vetëm 8 prej tyre janë të punësuar.
Një rrugë që lidhë qytetin e Gjakovës me Klinën është bërë e rrezikshme për shoferët, sidomos tash kur kanë filluar ngricat. Zgjerimi i saj ka filluar disa muaj më parë, por gropat e hapura në të dyja anët vazhdojnë të paraqesin problem.
Pas tërmetit në Shqipëri, dy familje nga Landovica e Prizrenit kanë strehuar dy familje nga Durrësi. Familjet mysafire thonë se janë pritur ngrohtë nga nikoqirët, të cilët u kanë ofruar të gjithë ndihmën.
Shqipëria i përjetoi 48 orë të vështira pas tërmetit që ndodhi mëngjesin e së martës, nga i cili, deri më tani, janë konfirmuar 41 të vdekur: gra, burra dhe fëmijë. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar në objektet që u shembën nga tërmeti.
Të mërkurën, Shqipëria është goditur sërish nga një tërmet i fuqishëm. Sipas Qendrës Sizmologjike Euromediterane (EMSC), tërmeti ka qenë me fuqi 5.3 shkallë të Rihterit. Tërmeti është ndjerë edhe në vendet e rajonit, përfshirë Kosovën.
Qyteti i Durrësit ende nuk është stabilizuar që prej se u godit nga tërmeti i fuqishëm 6,4 ballësh në orët e para të së martës. Kërkimet për njerëzit që dyshohet se kanë mbetur nën rrënoja po vazhdojë.
Në Thumanë, një ndër zonat më të goditura nga tërmeti në Shqipëri, po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit. Në to po marrin pjesë ekipe të specializuara serbe, greke dhe shqiptare.
Shfaq më shumë