Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Lumja dhe Ramadani thonë se shtëpia e tyre u shkatërrua nga tërmeti i së martës. Ata janë banorë të Thumanës, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti. Çifti ka frikë që të kthehet në rrënojat e shtëpisë, pasi thonë se ajo çfarë ka mbetur nga shtëpia e tyre, tashmë është e pabanueshme.
Pamje nga stadiumi i Durrësit "Niko Dovano" ku qytetarët po kalojnë natën dhe po ofrohen ndihma për ta. Forcat ushtarake janë duke vendosur tenda derisa ekipet e shpëtimit po vazhdojn% gërmimet.
Një numër i madh i qytetarëve janë vendosur në stadiumin e Durrësit "Niko Dovana" për të kaluar natën, për shkak të frikës që të kthehen në shtëpitë e tyre. Shumë nga ta kanë mbetur edhe pa prona për shkak të dëmeve të mëdha nga tërmeti.
Banorët e rajoneve të Shqipërisë ku u shkaktuan viktima dhe dëme të mëdha pas tërmetit të fuqishëm në mëngjesin e së martës, rrëfejnë shqetësimet e tyre në momentin e dridhjeve. Ata thonë se nuk kanë përjetuar kurrë më parë një dridhje të tillë.
Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin një person nga rrënojat e një ndërtese në Thumanë të Shqipërisë. Sipas autoriteteve, deri më tani në Thumanë dhe Durrës janë shpëtuar rreth 30 persona.
Në Thumanë, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë trupa të pajetë nga rrënojat, në mesin e të cilëve edhe të një fëmije. Shqipëria u godit të martën nga tërmete të fuqishme që shkaktuan viktima dhe dëme materiale.
Ekipet e shpëtimit në Thumanë të Shqipërisë, po vazhdojnë punën për të gjetur personat që mund të jenë të bllokuar nën rrënjoat e ndërtesave. Në orët e para të së martës, Shqipëria u godit nga tërmete të fuqishme, që shkaktuan viktima në njerëz dhe dëme materiale.
Treni i vendosur në Bllacë, në kujtim të 20-vjetorit të eksodit të shqiptarëve të Kosovës, është shkatërruar në masë të madhe. Policia është duke hetuar rastin, mirëpo ende nuk i ka identifikuar dëmtuesit e trenit. Institucionet e Kosovës nuk kanë ndonjë plan se si ta ruajnë trenin nga shkatërrimi.
Peon Sadiku, një 14 vjeçar nga Gjilani, përpiqet që përmes video-projekteve që i realizon vet dhe i publikon në kanalin e tij në Youtube, të ndikojë në vetëdijesimin e rrethit për mbrojtjen e ambientit dhe për problemet e shoqërisë. Aktualisht, ndotja e lumenjve është një nga temat në fokusin e tij
Policia e Kosovës ka shkatërruar rreth 600 armë të shkurtra dhe të gjata. Këto armë ishin konfiskuar gjatë aksioneve policore. Ky aktivitet u bë në kuadër të Strategjisë të Kosovës për Kontrollin e Armëve për Zvogëlimin e Rrezikut nga Armët e Zjarrit dhe Eksplozivët.
Kryetari i Federatës se Futbollit të Kosovës, Agim Ademi në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, thotë se Kombëtarja e Kosovës po punon fort që të kualifikimin në “Euro 2020”.
Fatmir Smani nga Prizreni është balerin që nga mosha 11-vjeçare. Ai ka arritur t’i mposhtë paragjykimet se ky profesion është vetëm për gjininë femërore.
Sanije Berisha nga Gjakova qe 21 vjet kërkon drejtësi për djalin e saj, Blerimin, i cili dyshohet se u vra nga ushtria serbe në tetor të vitit 1998, kur ishte 15 vjeç.
Blerta Bytyqi nga Prizreni, nënë e dy fëmijëve, është gruaja e parë që bart mbulesën dhe është kampione në garat me makina në Kosovë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me verifikimin e zarfeve me fletëvotime që kanë ardhur nga Serbia.
Vjosa Osmani, e cila ishte kandidate e LDK-së për kryeministre, në këtë intervistë për Radion Evropa e Lirë flet për koalicionin e ardhshëm qeverisës dhe për vazhdimin e dialogut. Osmani po ashtu thotë se Shtetet e Bashkuara nuk do të kërkojnë ndryshimin e kufirit me Serbinë, si pjesë e një marrëves
Një çift nga periferia e Prishtinës jeton me vetëm 90 euro në muaj. Sipas Bankës Botërore në Kosovë, 18 përqind e popullsisë jeton me më pak se dy euro në ditë. Kosova konsiderohet si një nga vendet me të varfra në Evropë.
Erodita Tatlixhi nga Peja, ka tetë vjet që është trajnuese e kuzhinës në Qendrën për Aftësim Profesional. Ka disa javë, që ajo është duke ua mësuar gatimin personave me nevoja të veçanta. Ajo që bie në sy, është përshëndetja dhe raporti i saj me këta persona.
Me moton, “Për kon t’rreh zemra ”, pjesëtarët e komunitetit LGBTi (homoseksual, lesbike, biseksual dhe transgjinor), mbajtën Paradën e Krenarisë në Prishtinë. Kjo është hera e tretë që ky komunitet ka mbajtur një paradë të tillë.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i është bashkuar festës në sheshin “Skëndërbeu” në Prishtinë, pasi rezultateve të para zgjedhore, të cilat tregojnë se kjo parti ka fituar 26 për qind të votave. Në përkrahje të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë shumë aktivistë dhe qytetarë të Prishtinës.
Shfaq më shumë