Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Për të paralajmëruar njerëzit për rrezikun nga koronavirusi, një burrë në Indi ka krijuar një veturë që ka pamjen e virusit COVID-19. Ai u ka kërkuar të gjithëve që të rrinë në shtëpitë e tyre.
Jetish Jetishi është mjeku i parë që u infektua me koronavirus në Kosovë, derisa trajtonte pacientët në vendin e tij të punës. Ai është shëruar dhe po qëndron në shtëpi, prej nga kërkon kujdes nga qytetarët, në mënyrë që të mos e rrezikojnë veten dhe anëtarët e tjerë të familjes.
Pjesëtarët e Policisë së Kosovës janë duke punuar 12 orë në ditë, në mënyrë që të respektohet vendimi për kufizim të lëvizjes.
Teste të koronavirusit nuk ka mjaftueshëm, por teknologjitë e reja janë duke u dhënë mjekëve mjete të nevojshme për të luftuar pandeminë. Sipas ekspertëve, testimi është thelbësor jo vetëm për t'i trajtuar pacientët individualisht, por edhe për të parandaluar përhapjen e sëmundjes.
Kur të gjitha institucionet kulturore në Essen të Gjermanisë janë të mbyllura për shkak të koronavirusit, qytetarët i janë kthyer viteve të 80-ta duke shikuar filma nga veturat e tyre.
Mbi 20 studentë të Fakultetit të Mjekësisë janë duke punuar si vullnetarë në Qendrën e Studentëve në Prishtinë. Në karantinë, ata janë duke ofruar shërbime mjekësore për qindra qytetarë që u izoluan, për t’u mbrojtur nga koronavirusi.
Një baba 30-vjeçar nga Shangai, ka dizajnuar një mbajtëse që ta mbrojë fëmijën e tij nga koronavirusi. Sipas tij kjo mbajtëse e veçantë ofron siguri për foshnjën e tij dy-muajsh.
Një grua nga Izraeli ka trajnuar papagallin e saj Luka që të japë një mesazh, në këtë kohë kur bota është duke kaluar një kohë të vështirë teksa po përballet me koronavirusin.
Kryetarët e qyteteve dhe regjioneve të ndryshme në Itali janë nervozuar shumë keq me qytetarët që nuk po respektojnë masat e kërkuara nga qeveria për të qëndruar në shtëpi. Italia është duke kaluar nëpër një kohë të vështirë pasi ka numrin më të madh në botë të personave që kanë vdekur nga koronavir
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për kufizim të lëvizjes, si masë e re në luftën kundër koronavirusit, duke filluar nga e martja në orën 10:00. Kështu duken disa rrugë të kryeqytetit pas hyrjes në fuqi të vendimit.
Me vendim të Bashkësisë Islame të Kosovës janë ndaluar të gjitha tubimet fetare në të gjitha xhamitë, si masë mbrojtëse nga koronavirusi. Kjo ishte e premtja e parë që xhamitë ishin të zbrazëta.
Shumë qytetarë në Prishtinë dhe qytete tjera kanë bërë zhurmë dhe kanë goditur enë të ndryshme nga ballkonet e tyre për të protestuar kundër krizës së fundit qeveritare. Ata kanë kërkuar nga qeveritarët që t’i lënë anash dallimet dhe të koncentrohen në luftimin e përhapjes së koronavirusit.
Shumë qytetarë në Prishtinë dhe qytete tjera kanë bërë zhurmë dhe kanë goditur enë të ndryshme nga ballkonet e tyre për të protestuar kundër krizës së fundit qeveritare. Ata kanë kërkuar nga qeveritarët që t’i lënë anash dallimet dhe të koncentrohen në luftimin e shpërndarjes së koronavirusit.
Afër mullirit në fshatin Prugovc të Prishtinës, qytetarët me veturat e tyre po presin në radhë, për t’u furnizuar me miell. Pas përhapjes së koronavirusit të ri, kërkesa të mëdha për miell ka pasur edhe në qytete të tjera të Kosovës.
Si masë mbrojtëse kundër Covid- 19, Komuna e Prishtinës ka ndërmarrë aksion për pastrimin e rrugëve. Pastrimi po bëhet nga kompani të kontraktuara nga komuna. Deri më tani, në Kosovë janë 19 persona të infektuar me koronavirusin e ri.
Qytetarët në Prishtinë kanë dalë sot në dritaret e banesave të tyre për t’i duartrokitur punonjësit shëndetësorë dhe ata të sigurisë, të cilët janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit. Kështu, prishtinasit iu bashkuan qytetarëve të vendeve të ndryshme të botës, të cilët në po k
Ambientet e ndërtesës së Komunës së Prishtinës janë dezinfektuar. Kjo është njëra nga masat që po marrin autoritetet lokale dhe qendrore, për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.
Pas paralajmërimeve se trupat amerikane mund të largohen nga Kosova, qytetarët kanë filluar të frikësohen se kjo mund të ndodhë. Të pyetur nga Radio Evropa e Lirë, qytetarë të rajonit të Ferizajt, kanë thënë se nëse largohen ushtarët amerikanë nga Kosova, do të largohen edhe ata.
Sanije Desku nga Malisheva ka ndihmuar rreth 100 gra që të lindin fëmijët e tyre gjatë luftës në vitet 1998-1999. Shumë fëmijë kanë lindur derisa forcat serbe kanë bombarduar fshatrat e kësaj komune.
Gjatë një viti, në Kosovë janë vrarë tetë persona nga armët e policëve. Një nga rastet me të rënda ndodhi në Gjilan kur një police vrau katër anëtarët e familjes e në fund edhe veten. Rastet e shumta të vrasjeve nga policët kanë nxitur debate nëse policët kanë trajtim të duhur psikologjik.
Shfaq më shumë