Arben Hoti është kameraman dhe montazhier i Radios Evropa e Lirë në Prishtinë.
Në pikat kufitare që lidhin Kosovën dhe Serbinë ka filluar të zbatohet marrëveshja për targat, e cila u nënshkrua më 30 shtator në Bruksel. Shoferët e të dyja shteteve, po vendosin letrat ngjitëse në targat e automjeteve që kalojnë në territorin e njëra-tjetrës.
Një nga ngjarjet që solli tensionet më të larta mes Kosovës dhe Serbisë, në vitet e fundit, ka përfunduar të shtunën (2 tetor) me largimin e barrikadave dhe tërheqjen e njësive speciale policore nga veriu.
Në pikën kufitare në Jarinjë, të shtunën, më 2 tetor, ka nisur të lirohet rruga që ka qenë e bllokuar për më shumë se 12 ditë nga serbët lokalë. Deri në oren 08:00, njëra korsi e rrugës është liruar nga protestuesit. Ata kanë nisur t’i mbledhin gjësendet e tyre dhe pritet të largohen bashkë me kamio
Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Serbia ka dorëzuar mbetjet mortore të shtatë personave, të cilët u vranë gjatë luftës në Kosovë. Të vrarët ishin nga fshati Rezallë dhe u gjetën në Kizhevak të Serbisë. Qindra shqiptarë të vrarë nga Kosova janë gjetur në varreza masive në Serbi.
Që nga e hëna e javës së kaluar, rrugët që çojnë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak vazhdojnë të jenë të bllokuara nga qytetarët serbë në veri të Kosovës.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pas një takimi me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, më 27 shtator deklaroi se e mbështet vendimin e Kosovës për reciprocitet lidhur me targat e Serbisë. Rama i bëri thirrje Serbisë që të ndalojë manovrat ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën.
Dhjetëra qytetarë të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, të martën kanë pritur në Qendrën e Regjistrimit të Automjeteve në Prishtinë për t’u pajisur me targa të përkohshme të Kosovës.
Banorët e fshatit Vranidoll, në periferi të Prishtinës, thonë se do të kundërshtojnë çdo vendim të komunës që në fshatin e tyre të groposen mbetje patologjike nga spitalet kryesore.
Një aeroplan nga Mbretëria e Bashkuar ka marrë me veti 117 afganë të cilët ishin strehuar përkohësisht në Kosovë. Rreth 900 afganë të tjerë ende janë në Kosovë në pritje të largimit gjatë ditëve dhe javëve të ardhshme.
Ka tre muaj që qindra placenta qëndrojnë në frigoriferët e Klinikës së Gjinekologjisë në Prishtinë sepse nuk ka vend ku të groposen. Të stërmbushur nga placentat, frigoriferët po qëndrojnë hapur duke paraqitur rrezik për foshnjat e sapolindura që qëndrojnë pak metra më larg.
Pandemia ka varfëruar edhe më shumë një familje pesëanëtarëshe nga Mitrovica. Edhe ato pak ndihma që merrte nga të tjerët, tashmë janë ndaluar. Të dhënat e fundit thonë se afër 26.000 familje në Kosovë marrin asistencë sociale nga 60 deri 180 euro në muaj, varësisht sa anëtarë ka një familje.
Qindra pjesëtarë të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas (RAE) në Prizren kanë marrë dozat e para të vaksinës kundër COVID-19. Shumë nga këta banorë thonë se kishin probleme të bënin terminë online, prandaj një ekip mobil i mjekëve shkoi te ta për t’i vaksinuar.
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar 55 automjete ushtarake të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kosova ka mirëpritur 111 afganë, që erdhën më 29 gusht në Aeroportin “Adem Jashari”. Aty u pritën nga presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri, Albin Kurit dhe ambasadori amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett. Afganët do të qëndrojnë përkohësisht në Kosovë dhe grupi i dytë i tyre pritet të arrijë më
Në Kosovë, më 29 gusht, arritën 111 afganë, të cilët ikën nga talibanët. Ata arritën në Aeroportin “Adem Jashari” me një avion të ushtrisë amerikane. Grupi i dytë i afganëve, sipas autoriteteve në Prishtinë, do të arrijë më 30 gusht. Kosova ka shprehur gatishmërinë që të strehojë rreth 2.000 afganë.
"Drejtësi për gratë" është kërkuar në marshin protestues, të mbajtur në Prishtinë, të enjten, nga aktivistë të shoqërisë civile dhe dhjetëra qytetarë. Kjo protestë u organizua pas vrasjes së 18-vjeçares M.O., në Ferizaj, disa ditë më parë, nga partneri i saj.
Të martën, më 24 gusht, në Ferizaj u protestua pas vrasjes së një 18-vjeçareje. M.O. dyshohet se u privua nga jeta nga partneri i saj, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës. Protestuesit kanë kërkuar drejtësi për viktimën dhe kanë kërkuar nga institucionet që të mbrojnë gratë dhe vajzat.
Komuna e Malishevës sipas Ministrisë së Shëndetësisë, është në mesin e komunave që ka ngecur në procesin e vaksinimit kundër COVID-19. Nga rreth 55 mijë banorë rezidentë të kësaj komune, vetëm 8 mijë kanë marrë të dy dozat e vaksinës.
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, më 2 gusht u organizua pritje për ekipin e xhudos pas pjesëmarrjes në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Dy xhudistet e Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova morën dy medalje të arta në këto lojëra. Kjo ishte hera e dytë që Kosova mori pjesë në Lojërat Olimpike.
Shfaq më shumë