Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
16:56 29.12.2022

KFOR: Heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka mirëpritur vendimin e mbrëmshëm për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës. Në një njoftim për media KFOR-i tha se heqja e barrikadave duhet të bëhet shpejt dhe në mënyrë të sigurt, duke shmangur çdo lloj incidenti apo rreziku.

“Të gjitha palët duhet të shmangin çdo retorikë apo veprim që mund të shkaktojë përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka bërë të ditur se është duke monitoruar nga afër zhvillimet në veri të Kosovës.

“Ne mbetemi jashtëzakonisht vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë, nëse është e nevojshme, në përputhje me mandatin tonë të bazuar në Rezolutën 1244 të vitit 1999”, përfundon njoftimi.

17:42 29.12.2022

Hiqet barrikada në Mitrovicën e Veriut

Është hequr barrikada në afërsi të Lagjes së Boshnjakëve më Mitrovicën e Veriut. Në këtë rrugë ka mbetur vetëm edhe një kamion.

Gazetarët e REL-it nga terreni raportojnë se kjo rrugë është tashmë e kalueshme.

Rruga e lirë në Mitrovicë të Veriut. 29 dhjetor 2022.
Rruga e lirë në Mitrovicë të Veriut. 29 dhjetor 2022.
18:06 29.12.2022

Hiqen barrikadat në katër komunat në veri të Kosovës

18:21 29.12.2022

Pasditen e 29 dhjetorit nisi heqja e barrikadave të ngritura në veri të Kosovës. Për gati tri javë, grupe serbësh mbajtën të bllokuara disa rrugë që çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak. Largimi i bllokadave nisi pas një takimi që mbajti presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me disa përfaqësues të serbëve të Kosovës.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG