Ndërlidhjet

Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.
Njerëz me maska në afërsi të barrikadës në Mitrovicën e Veriut. 29 dhjetor 2022.

Kurti për largimin e barrikadave: Vetë i vunë, vetë i hoqën

  • Largimi i barrikadave në veri të Kosovës nisi pasditen e 29 dhjetorit.
  • Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, kanë ngritur barrikada në rrugët që çojnë në dy pikat kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.
  • Kjo ka qenë përgjigjja e tyre ndaj arrestimit të ish-policit serb, Dejan Pantiq, nga autoritetet e rendit në Kosovë. Atij fillimisht i është shqiptuar masa e paraburgimit prej një muaji, ndërsa më vonë është dërguar në arrest shtëpiak.
  • Pantiq dyshohet se organizoi “sulm terrorist” në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës.
  • Largimi i barrikadave nisi pas një takimi që presidenti i Serbisë zhvilloi me disa përfaqësues të serbëve në Kosovë dhe tha se ka marrë garanci nga komuniteti ndërkombëtar se kërkesat e tyre do të plotësohen.
15:56 14.12.2022

Lajçak: Pata diskutim të hapur dhe të sinqertë me Vuçiqin

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Mirosllav Lajçak, ka thënë se ka zhvilluar një bisedë të sinqertë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, "për të gjetur zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte heqjen e barrikadave në veri të Kosovës".

“Ai e kupton seriozitetin e situatës”, ka thënë Lajçak përmes një postimi në Twitter.

Pjesë e takimit ka qenë edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Si Lajçak, ashtu edhe Escobar, janë takuar ditëve të fundit edhe me liderë të Kosovës në Prishtinë, për të diskutuar situatën në veri.

Ekipet e Radios Evropa e Lirë kanë qëndruar të mërkurën në Rudarë të Zveçanit dhe barrikadat kanë qenë ende aty.

16:24 14.12.2022

Vuçiq thotë se pati bisedë të “sinqertë dhe korrekte” me Lajçakun dhe Escobarin

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka pasur bisedë të “sinqertë dhe korrekte” me zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara për rajonin e Ballkanit Perëndimor, Mirosllav Lajçak dhe Gabriel Escobar.

Edhe vetë Lajçak ka bërë deklarata të ngjashme, pas takimit me presidentin serb, duke thënë se palët kanë diskutuar për barrikadat në veri të Kosovës.


Sipas Lajçakut, “Vuçiq e kupton seriozitetin e situatës”.

17:12 14.12.2022

17:46 14.12.2022

Një pjesë e intervistës së Escobarit për REL-in

I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se duhet të ketë besim mes komuniteteve në Kosovë, përpara se të arrihet një zgjidhje e suksesshme.

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG