Zelensky thotë se mbështet synimet e Trumpit për “zgjidhje diplomatike”
Presidenti ukrainas Zelensky u pyet nëse do të shqyrtonte dorëzimin e territoreve.
Lideri ukrainas tha se "na duhet ta ndalim luftën, ta ndalim Rusinë".
Zelensky theksoi se ukrainasit janë të fortë dhe se ata mbështesin planet e Trump për ta përfunduar luftën në "mënyrë diplomatike".
Ai tha se dëshiron të zhvillojë një takim trepalësh.
Trump thotë se “po bëhet përparim” për t’i dhënë fund luftës
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nisur një takim me homologun e tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Zyrën Ovale, ku po u drejtohen gazetarëve.
Trump falënderoi Zelenskyn për praninë e tij sot në SHBA dhe tha se "po bëhet përparim" për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ai tha se pati një takim "shumë të mirë" me Putinin dhe se ka "një mundësi të mirë që diçka të dalë prej tij".
Trump theksoi se shtatë liderë botërorë ndodhen gjithashtu në kryeqytetin amerikan dhe ai do të flasë me ta pas bisedës me Zelenskyn.
Zelensky mbërrin në Shtëpinë e Bardhë
Në Shtëpinë e Bardhë ka mbërritur edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Atë e priti presidenti amerikan, Donald Trump.
Mbërrijnë edhe kancelari gjerman, presidenti i Finlandës dhe presidenti francez Shtëpinë e Bardhë
Në Shtëpinë e Bardhë kanë mbërritur gjithashtu edhe kancelari gjerman, Friedrich Merz, presidenti i Finlandës, Alexander Stubb dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron.