Inaugurimi i Donald Trumpit si president i SHBA-së, është ngjarja e parë e viti 2017, që u pasua me disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë një sërë fitoresh ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, protestave anti-qeveritare në mbarë Rusinë dhe sulmeve terroriste në shumë shtete të botës. Këto fotografi shfaqin disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2017.
2017-a në foto

17
Një polic irianian ndihmon civilët të largohen nga ndërtesa e Kuvendit në Teheran. Të paktën 12 persona u vranë në dy sulme në Kuvend. 7 qershor, 2017. (EPA-EFE/Omid Wahabzadeh)

18
Zjarri kaplon një kullë në Londër më 14 qershor, 2017. 71 persona, përfshirë fëmijë, vdiqën nga zjarri në Kullën Grenfell. Në dhjetor, nisi një hetim zyrtar për të kuptuar shkakun e zjarrit. (Reuters/Toby Melville)

19
Presidenti rus, Vladimir Putin takohet me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Ky ishte takimi i parë i tyre, që u zhvillua në samitin e G20-s në Hamburg të Gjermanisë. 7 korrik, 2017. (Reuters/Carlos Barria)

20
Arkivolet e 71 viktimave të masakrës së Srebrenicës, presin të varrosen më 11 korrik, 2017. Çdo vit, më shumë trupa varrosen pasi identifikohen. Në nëntor, ish-komandati i forcave serbe të Bosnjës, Ratko Mlladiq, u gjet fajtor për gjenocid në Srebrenicë nga Tribunali ndërkombëtar i Hagës. (REL/Midhat Poturovic)