Inaugurimi i Donald Trumpit si president i SHBA-së, është ngjarja e parë e viti 2017, që u pasua me disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë një sërë fitoresh ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, protestave anti-qeveritare në mbarë Rusinë dhe sulmeve terroriste në shumë shtete të botës. Këto fotografi shfaqin disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2017.
2017-a në foto

9
Një burrë qan, teksa mbanë në duar vajzën e tij. Ai është duke ikur nga pjesa e Mosulit, që kontrollohet nga grupi militant Shteti Islamik. 4 mars, 2017. (Reuters/Goran Tomasevic)

10
Protesta kundër një ligji për “parazitët socialë” në Minsk të Bjellorusisë më 15 mars, 2017. Mijëra persona protestuan kundër një ligji, që vendos taksa ndaj personave të papunë. (REL)

11
Policia në Moskë duke arrestuar një protestuese më 26 mars, 2017. Mbi 1 mijë persona u arrestuan në mbarë Rusinë, në protestat më të mëdha anti-qeveritare në Rusi. (EPA/Maxim Shipenkov)

12
Një ushtare dhe vajza e saj marrin pjesë në një panair të luleve, si pjesë e festimeve për të shënuar 105-vjetorin e lindjes së liderit të ndjerë suprem Kim il-sung në Phenjan, Kore e Veriut më 16 prill, 2017. (EPA-EFE/How Hwee Young)