Inaugurimi i Donald Trumpit si president i SHBA-së, është ngjarja e parë e viti 2017, që u pasua me disa ngjarje të rëndësishme, përfshirë një sërë fitoresh ndaj militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, protestave anti-qeveritare në mbarë Rusinë dhe sulmeve terroriste në shumë shtete të botës. Këto fotografi shfaqin disa prej ngjarjeve më të rëndësishme të vitit 2017.
2017-a në foto

1
Ekipet e shpëtimit arrijnë në vendin ku një avion u rrëzua në një fshat në Kirgizi. Nga rrëzimi i avionit u vranë 35 banorë të fshatit dhe katër anëtarë të ekuipazhit. 16 janar, 2017 (epa/Igor Kovalenko)

2
Fëmijët duke u ngrohur në një shtëpi balte. Ata gjenden në nj kamp refugjatësh në Laghman, në lindje të Afganistanit. Gjysmë milion afganë janë të zhvendosur nga lufta, dhe shumë refugjatë janë kthyer në shtetin e tyre nga Pakistani, Evropa dhe Irani. 11 janar, 2017. (AFP/Noorullah Shirzada)

3
Presidenti i SHBA-së, Barack Obama ja zgjat dorën presidentit të ri të zgjedhur Donald Trump, teksai ai dhe bashkëshortja e tij, Melania, arrijnë në Shtëpinë e Bardhë për të pirë çaj me çiftin Obama, para inagurimit të Trumpit. 20 janar, 2017. (Reuters/Jonathan Ernst)

4
Rani, anëtare e komunitetit transgjinorë, buzëqesh teksa ajo përgatitet për një festë në Peshawar, në veriperëndim të Pakistanit. 22 janar, 2017. (Reuters/Caren Firouz)