Lava e vullkanit gllabëron shtëpi në Islandë
Disa shtëpi i kaploi zjarri në Fagradalsfjall, në jugperëndim të Islandës, më 14 janar, pasi një vullkan shpërtheu për të dytën herë në më pak se një muaj. Dy çarje u formuan afër qytezës së Grindavikut, të dielën, pas një rritjeje të aktivitetit sizmik, që i nxiti autoritetet të evakuonin komunitetin, një ditë më parë. (Përgatiti: Trim Haliti)

9
Zjarri afër shtëpive të banimit në Grindavik.

10
Pamje nga lart që shfaq lavën dhe tymin e dendur afër Grindavikut.

11
Shpërthimi i lavës në një rrugë që lidh Rejkjavikun dhe Grindavikun.

12
Ekskavatorët e shërbimeve të urgjencës duke ndërtuar një mur mbrojtës për të parandaluar rrjedhjen e lavës drejt qendrës së Grindavikut.