Lava e vullkanit gllabëron shtëpi në Islandë
Disa shtëpi i kaploi zjarri në Fagradalsfjall, në jugperëndim të Islandës, më 14 janar, pasi një vullkan shpërtheu për të dytën herë në më pak se një muaj. Dy çarje u formuan afër qytezës së Grindavikut, të dielën, pas një rritjeje të aktivitetit sizmik, që i nxiti autoritetet të evakuonin komunitetin, një ditë më parë. (Përgatiti: Trim Haliti)

13
Fotografi e shkrepur në Keflavik që shfaq dielin mes tymit të dendur nga shpërthimi i vullkanit afër Grindavikut.

14
Lava duke rrjedhur afër një rruge që çon drejt Grindavikut.

15
Vullkani duke hedhur lavë.

16
Shtëpi duke u gllabëruar nga lava vullkanike në Grindavik.