Lava e vullkanit gllabëron shtëpi në Islandë
Disa shtëpi i kaploi zjarri në Fagradalsfjall, në jugperëndim të Islandës, më 14 janar, pasi një vullkan shpërtheu për të dytën herë në më pak se një muaj. Dy çarje u formuan afër qytezës së Grindavikut, të dielën, pas një rritjeje të aktivitetit sizmik, që i nxiti autoritetet të evakuonin komunitetin, një ditë më parë. (Përgatiti: Trim Haliti)

5
Personeli i emergjencës duke përdorur ekskavatorë për të sanuar një mur mbrojtës në përpjekje për të parandaluar rrjedhjen e lavës drejt qendrës së Grindavikut.

6
Shpërthimet e lavës afër shtëpive të banimit në Grindavik.

7
Banorët e Grindavikut u evakuuan pas intensifikimit të aktivitetit sizmik.

8
Tymi i dendur në periferi të Grindavikut.