Ndërlidhjet

Automjete të Policisë së Kosovës në një rrugë afër Banjskës, më 24 shtator 2023.
Automjete të Policisë së Kosovës në një rrugë afër Banjskës, më 24 shtator 2023.

Sulmi në veri: Një polic e tre sulmues të vrarë

  • Zyrtari i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, është vrarë të dielën në veri të Kosovës.
  • Policia ka thënë se është sulmuar në fshatin Banjskë të Zveçanit, ku janë plagosur edhe tre zyrtarë policorë.
  • Si pasojë e sulmeve të vazhdueshme, Policia ka konfirmuar vrasjen e tre sulmuesve dhe arrestimin e gjashtë personave të tjerë.
  • Autoritetet e Kosovës e kanë fajësuar Serbinë për sulmin, ndërsa Beogradi zyrtar ka thënë se personat e armatosur kanë qenë serbë lokalë të Kosovës.
10:08 24.9.2023

Mbyllet pikëkalimi kufitar në Bërnjak

Sipas faqes së Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Bërnjak është mbyllur.

Ky pikëkalim është mbyllur disa herë edhe në të kaluarën – bashkë me pikëkalimin tjetër Jarinjë – në kohën e rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë.

10:03 24.9.2023

Mbledhje e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Kryeministri Kurti ka thënë se takimi nis në orën 10:00

10:01 24.9.2023

Kurti e viziton në QKUK policin e plagosur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka vizituar të dielën policin e plagosur në veri të Kosovës, Alban Rashitin.

Teksa ai ka qenë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Kurti ka thënë se atij i është hequr predha nga kraharori i majtë.

09:49 24.9.2023

Si u bë problem veriu?

Veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, nuk u është bindur asnjëherë plotësisht autoriteteve qendrore në Prishtinë. Por, kur nisi ndarja e thellë etnike në atë zonë - dhe pse vazhdojnë të dështojnë përpjekjet për integrim?

Shfaq më shumë

XS
SM
MD
LG